|
Doli nga shtypi libri: "Nuk mun tė hesht" i Bafti Krasniqit
Prishtinė 6 Shkurt
2010 - Mėsusi i popullit Bafti Krasniqi u lind mė 1937 nė lagjen
Vllase nė Gčrbac tė Medvegjės , nė njė familje tė varfér por aktive
gjat tėrė dekadave me ndjenja dhe zemėr Shqiptare.

Shkollėn fillore katėr
vjeqare e kreu nė gjuhen serbe nė Ramabanjė, prej ku i vazhdoi
mėsimet nė gjuhėn shqipe nė Hogosht fshat ky nė Kosove nga i cili me
Medvegjen e ndan vetėm vija kufitare.
Semimaturen e kreu ne vitin 1954,me suksese te shkelqyeshem edhe pse
nen kushte mjaft te veshtira materiale.
Ne shtatore te te njejtit vit ne fshatin Gerbac ia filloi punes si
mesues i pare me mesim ne gjuhen amtare shqipe,ne tere treven e
komunes se Medvegjes.
Ne Lisocke te Kamenices punoi si Mesues gjat viteve 1956/57.
Ne vendlindje u kthye te punoi , pasi mbaroi sherbimin ushtarak.
Ne vitin 1963 u regjistrua ne Shkollen dyvjeqare te Normales se
Gjilanit,ku e perfundoi me suksese.
Ishte mesuesi i pare qe udheheqi mesimin ne gjuhen shqipe te klases
se peste ne Banjen e Sjarines ne vitin 1965.
Ne vitin 1965 u kthye ne fshatin Gerbac ku punoi deri ne vitin 1971.
Nga posti i mesuesit kaloi ne Medvegje ku punoi si perkthyes,
referent per qeshtjen e arsimit dhe nenkryetar i komunes se
Medvegjes.
Ishte organizator dhe angazhues per hapjen e mesimit per here te
pare poashtu ne gjuhen shqipe ne komunen e Medvegjes ne vitin 1976
te katervjeqares.
Pas shume peripetive dhe mospelqimin e organeve komunale qe te mos
kete shkollim te metutjeshem ne gjuhen shqipe ia doli te hape per
here te pare edhe klasen e peste me mesim ne gjuhen shqipe.Pas ketij
angazhimi kombetare per dijuni e perparim kombetare te shqipes se
kesaj treve e perjashtuan nga ish Lidhja Komuniste si shprehje e
mosknaqesise se pushtetit per angazhimet kombetare shqiptare.
Vdiq ne moshen mjaft te re ne vitin 1983,duke lene pas vete shum
shok,miq e dashamire.
Bafti Krasniqi edhe sod e ksaj dite kujtohet me endje te madhe nga
popullata e komunes se Medvegjes dhe jo rastesisht e mori titullin
Mesus i Popullit,pasi qe ket titull e kriojoj me vite te tera.Mesusi
i jon i nderum la gjurme
MĖSUESI DHE POETI I POPULLIT BAFTI KRASNIQI
Njė djep i shqipeve u pėrkund nė Kosovėn Lindore,kohėn kur retė e
zeza kishin mbuluar kėto treva,dritėn e tė cilėve e kishin nxėnė
korbat e zi qė endenin lirshėm mbi qiellin shqiptar.
Sllavėt po bėnin ēfarė po u tekėt kundėr shqiptarėve sepse ishin tė
bashkuar, herė hapur, e herė pas kulimave e perdeve e liderėt
shqiptarė duanin ta bėjnė copė-copė njėri-tjetrin. Fyheshin e
shtyheshin me bėrryla dhe radhisin vetėn e tyre nė majat e
atdhetarizmit e trimėrisė. Intelektualėt tonė , nga ana tjetėr, nuk
kishin kohė tė punojnė nė profesionet e tyre, po ishin hedhur nė
shėrbim, ca tė njė lideri e ca tė njė tjetri. Sllavėt pushtues e
okupues trojesh shqiptare kanė botuar dhjetėra e dhjetėra libra plot
rrena duke himnizuar popujt e tyre e duke ofenduar e shtrembėruar
historinė e popullit tonė. Intelektualėt e shkrimtarėt tonė nuk ia
kanė ngenė pėr kėtė.At kohė u rrit Bafti Krasniqi,i cili boten e
ketyre padrejtesive e kuptoj me vitet e femijerisė.
A MUND TĖ HESHTET
A mun tė heshtet
Kur
Korbat tė krrokasin
Mbi kokė
A mund tė heshtet
Kur
Emrin ta mohojnė
Fjalėn ta ndalojnė
A mund tė heshtet
Kur
Duan vetėn ta mohosh
ABC-en tė mos e mėsosh
E ne jemi ata qė jemi
Tokė tjetėr skemi
Dimrit si thuhet verė
Baftiu i edukuar mirė nė frymėn kombėtare,po ndiente dhimbjen e
madhe kur korbat e futes sllave i ndiqnin popullatėn shqiptare tė
asaj treve,u kishin hypur nė majė koke,hijet e tyre tė zeza po
krrokasnin dhe po i ndiqnin pas shpine.Baftiu si arsimdashės i fortė
qė ishte po e mbyste dhembja qė pushtuesi po mundohej kėtė popull tė
pėrvuajtur liridashės,tė e fuste nė skėterrė,tė e mėsonte me tė
zezėn,qė tė zezės tė i thonin e bardhė,qė robėrisė tė i thonin
liri,duke u pėrpjekur qė tė zhdukte sa mė shumė shqiptar tė shquar
tė asaj treve jo vetėm fizikisht,por edhe zhdukjen e kulturės sė
tyre qė ishte aq mė e rrezikshme se zhdukja fizike,sepse kėshtu
shqiptarėt do i lente pa identitet,kurse Baftiu nuk mundi nė asnjė
mėnyrė tė heshtej ndaj kėtyre elaborateve sllave.
Baftiu nė rritjen e tij,shtoj dashurinė pėr atdheun dhe kombin,andaj
kjo dashuri e nxiti tė vjershėroi.Ai po vjershėronte ate qė po
ndjente.Ai ishte i sigurtė qė po populli i tij po tė bashkohej nė
njė trup dhe nė njė fjalė do tė thyante pushtuesin,por kjo nuk po
ndodhte sepse fillimisht pushtetarėt tanė tjetėr po hartonin nė
letėr dhe krejt tjetėr nė bashkėpunim me pushtuesin po punonin
kundėr popullit liridashės,nė anėn tjetėr disa shqipfolės po
ndihmonin gjuetinė sllave mbi vėllėzerit tanė liridashės,dhe poezinė
e tij e nis kėshtu:
SIKUR TĖ ISHIM NJĖ
Sikur tė ishim njė, si njė grusht
Ska ēna bėn as top as pushkė
Pėr fatin tonė tė zi, pėr fat tė keq
Nuk mbetet pa mbir ndoj sojkeq
Ti rrahė krahėt, tė shtiren si miq
Andej pas shpine gjithēka fėlliq
Kur e don puna pėr ndoj akcion
Treten si vesa, sikur toka i lėshon
Sėrish shfaqen si kėpurdha pas shiu
Bėhen si sdin gjė era mendet u fshiu
Nuk mė ka ndodhur jo vetėm njė herė
Qė tė kem punė me tė tillė, tė mjerė
Populli i din tė gjitha, asgjė sharron
Tė zezės tė bardhė, kurr nuk i thonė
Nė pranverė bujku atė qė e mbjell
Kur tė vie vjeshta kthehet e mbledh
Njė poet i cili nuk duhet tė lihet nė pluhurin e harresės,por qė tė
punohet nė ndriqimin e veprės sė tij ėshtė poeti ynė Bafti
Krasniqi,mėsuesi dhe poeti i popullit,qė flijoj pėr atdheun e
kombin,pėr rininė e shkollėn,qė nxori me dijen e tij gjenerata tė
ndritura tė arsimit,qė i bėri rezistencė pushtuesit me forcė e
pendė.Ai ishte nė zemrėn e popullit,ftonte popullin liridashės pėr
bashkim,por i ftonte edhe shėrbėtorėt e pushtuesit qė tė heqin dorė
nga ajo ndyrėsirė dhe tė kthehen nė anėn e popullit.Koha e tij ishte
kohė e vrėret,por ai ishte yll ndriques i saj,i bashkangjitur me
shumė yje tjera tė kėsaj treve,qė gjithqka flijonin pėr atdheun dhe
kombin.
Bafti Krasniqi mbetet njė pishtar i shejtė i trojeve
shqiptare,mėsues dhe poet i popullit,vepra e tė cilit do tė
ndriqohet,mėsohet dhe ndiqet me interesim tė frymės kombėtare tė
brezave tanė.
Shkruan:Miradije Zymberi
Ballina: Medvegja Forum
|
|