SHPËRNDAJE

Në historinë e artit shqiptar, disa nga artistët më të mëdhenj të tij i cilësojnë si “mjeshtërit e hershëm”.

Në këtë libër, fëmijët dhe të rinjtë për herë të parë do të njihen me 20 mjeshtër, që me veprat e tyre filluan t`i jepnin jetë dhe zhvillim atmosferës së arteve figurative të shek. XX në vendin tonë.

Libri është ndërtuar në 20 artikuj të veçantë.

Secili prej tyre i përket jetës dhe krijimtarisë së një mjeshtri të vetëm. Në çdo artikull shqyrtohet koha shoqërore dhe vendi i lindjes së mjeshtrit, tregohet rreth edukimit, arsimimit dhe formimit të tij artistik.

Nga krijimtaria e gjerë e çdo mjeshtri është përzgjedhur me kujdes një vepër, për të cilën shpjegohet tema, subjekti dhe ngjyrat e përdorura.

Secila vepër përshkruan aftësitë krijuese, talentin pasqyrues dhe imagjinatën e secilit mjeshtër të hershëm, për të krijuar stilin vetjak figurativ.

Suzana Varvarica #botime të reja, #libra për fëmijë e të rinj.