SHPËRNDAJE

Vepër nga prof Aliriza Selmani (historian) për atdhetarin e devotshëm Hoxhë Lipovica (Mulla Isuf Baftjari) 1883-1948 rreth jetës dhe veprës së këtij atdhetarit nga fshati Lipovicë i Malësisë së Karadakut  dhe  ekzekutuar i dënuar me vdekje nga gjykatat serbe në vitin 1948.

Nijazi Ramadani –

Aliriza Selmani bëri një vepër të afërt, të duhur e të mirëpritur. me një botim serioz dhe, i pari i tillë me këto përmbajtje shkencore, e ka këtë vepër  të pasuruar edhe me biografinë  të  botuar në librin e radhës së këtij autorit, për të cilin thuhet se gjithmonë në punimet dhe veprat e tija, ka pasur një qëndrim të drejtë për atdhetaret si Hoxhe Lipovica, sa i përket çështjes shqiptare. Për të kaluarën e tij, ku autori është mbështetur në hulumtimet arkivore, dokumentare dhe burime të tjera, por edhe në dokumentet e kohes. Edhe një vepër nga prof Aliriza Selmani (historian) për atdhetarin e devotshëm Hoxhë Lipovica (Mulla Isuf Baftjari) 1883-1948 rreth jetës dhe veprës së këtij atdhetarit nga fshati Lipovicë i Malësisë së Karadakut  dhe  ekzekutuar i dënuar me vdekje nga gjykatat serbe në vitin 1948,. Autori në përkujtim të atdhetarit të devotshëm Hoxhë Lipovica (Mulla Jusuf Baftjari) 1883-1948,  ka botuar te “Dituria Islame”, 254 shtator 2011.  Pos tjerash, i edukuar mes tjerash  H. Lipovica, kishte thënë: “…Zoti jep shpirt dhe  ai merr, kemi punuar dhe luftuar për vatan, për çka vlen edhe të vdise..”. Prof. Selmani portretizojë në mënyrë objektive profilin e një figure historike dhe një prej periudhave historike (Hoxhë Isuf Baftjari)”, atëherë veprimtaria e tij nuk duhet të shkëputet nga konteksti i gjerë politik, shoqëror dhe kulturor i kohës”… Personazhi ka krijuar si atdhetar i devotshëm nga Mbreteria SKS, LDB dhe deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore të Hoxhë Lipovicës të përmbledhur në një monografi e plotë dokumentare e shkencore ka munguar gjer më tani për personazhin dhe Karadakun, rrethinën e Anamoravës.

Hoxha si udhërrëfyes në këto ngjarje historike, të cilat nuk do të duhej të   anashkalohen e të lihen pas, por do të duhej të ndriçohen, për faktin se, shumë padrejtësi të mëdha janë bërë në popullatën shqiptarë nga regjimi serb e regjimet tjera të mëhershme, të cilat, të vetmin “mjet” e patën dhunën, vrasjen, dëbimin, zhdukjen dhe torturimin e masës gjer në asgjësim të fundit, me të vetmin qëllim që të bëhet kolonizimi i tokave shqiptare nga kolonët serbë, malazez, turq e të tjerë. Ky libër ndriçon shumë aspekte të historisë së kësaj ane, sidomos të Gjilanit, Karadakut, ku familja vuajti e duroi, por kurrë nuk u gjunjëzua para armikut shekullor. Personazhi i Jusuf Baftjari alias Hoxhë Lipovica nga fshati Lipovica i Karadakut të Gjilanit. Sipas studimit monografik të prof. Selmanit, kishte filluar që nga koha e okupimit serb të territoreve shqiptare në 1912, kur pas një konflikti të armatosur me xhandarmërinë serbe; tre anëtarë të kësaj familje u qëlluan për vdekje (babai, vëllai dhe nipi). Ai kishte krijuar një jetë kaçaku të arratisur maleve të Karadakut, gjerë në arrestimin e tij në 1921, dhe ekzekutimin e tij me 20 vjet burg të rëndë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte një nga drejtuesit e njësive vullnetare të rezistencës shqiptare midis shokut të Mulla Idriz Gjilani dhe një prej komandantëve të njësive vullnetare për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore, që nga okupimi fashist bullgar i zonës së Karadakut në maj 1941, Hoxhë Lipovica themeloi njësinë e tij të rezistencës, si drejtues i së cilës ai mbeti duke mbrojtur jetën dhe pasurinë e popullatës shqiptare të këtyre territoreve nga abuzuesit bullgarë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Selmani sjell të dhëna dokumente dhe procesverbale gjyqësore se:  Pas kapitullimit fashist bullgar në 9 shtator 1944,  në përputhje me urdhrin e KQ të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, për organizimin e një strukture politiko-ushtarake në territoret e çliruara dhe mbrojtjen e tyre nga sulmet partizane-çetnike, filloi mobilizimi i vullnetarëve shqiptarë dhe u emëruan komanda mbrojtëse zonat e kufijve në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë-Bujanoc, të udhëhequra nga njerëz me ndikim të lartë si: Ibrahim Kelmendi, Xheladin Kurbalia, Limon Staneci, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla, Ymer Saqipi, Hetë Koka, etj.

Hoxhë Lipovica ishte në krye të mbrojtjes së kufirit të Luginës së Preshevës, në sektorin Corrotica-Rainca, ku ndodhi beteja më e ashpër në ditën e Bajramit, më 19 shtator 1944, ku pas 12 orësh luftimesh, forcat partizane-çetnike pësuan mbi 100 të vdekur dhe një batalion i tërë i 206 luftëtarëve kapur. Prof. Selmani sjell të dhëna dokumente dhe procesverbale gjyqësore Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ribërjes sllavo-komuniste të tokës shqiptare, një pjesë e personaliteteve ushtarake dhe politike nacionaliste të Kosovës, nuk dolën jashtë vendit, por qëndruan dhe vazhduan rezistencën. Midis tyre ishte edhe Hoxhë Lipovica, i cili së bashku me disa shokë, për ca kohë qëndroi i fshehur në malet e Karadakut.

Gjatë asaj kohe, ai mbajti linja të rregullta bashkëpunimi me grupe të tjera të arratisur dhe mori pjesë në Kongresin e Kopilacha të mbajtur më 15 dhe 16 gusht 1945, të organizuar nga CC of ONDA (KQ of ONDSH) dhe Selia Supreme e Rezistencës Antosllave shqiptare lëvizje. Në fund të vitit 1946, qeveria Jugosllave ndërmori një aksion të madh me forcat e saj kundër forcave shqiptare të Rezistencës në tërë Kosovën. Në atë kohë edhe Hoxhë Lipovica e ngjashme me shumë të tjerë duke parë të gjitha mundësitë për të vazhduar rezistencën duke u zvogëluar, pas më shumë se dy vjet në paligjshmëri, më 20 shkurt 1947, u dorëzua së bashku me djemtë e tij Selim dhe Qazim dhe gjithashtu Saqip Mehmeti dhe disa anëtarë të tjerë të grupit të tij.

Libri i Aliriza Selmani sjell brenda 350 faqeve, studime 123 Revista shkencore, 17 gazeta, shtypi, mbi 30 Informatorë, revista shkencore, 17 gazeta, shtypi, mbi 30 citate, Informatorë, Literatura; 123 botime, libra shkencor, të dhëna dokumente dhe procesverbale gjyqësore, etj.

Mr. sc. Aliria Selmani është historian, i lindur më 3 maj 1994 në Gjilan. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje më 1964. Fakultetin filozofik degën e historisë e kreu në vitin 1970 në Prishtin. Aliriza Selmani magjistroi në vitin 1984 me temën: “Kazaja e Gjilanit 1908-1912”, pranë komisionit të përbërë nga Prof. Dr Skender Rizaj (mentor), Prof.Dr. Shukri Rahimi dhe Prof. Dr. Bedrush Shehu. Gjatë vitit shkollor 1964-65, punoi në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Bresalc. Nga viti shkollor 1969-79, punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Mandej nga viti shkollor 1979-1999 punoi në arsimimin e përgjithshëm – faza e pare, në Shkollën e Mesme Bujqësore “Boro e Ramizi” dhe shkolla tjera të qytetit. Pas luftës (më 1999), deri në pensionim, më 4 maj 2009, drejtor i Arkivit Ndër komunal në Gjilan. Është bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik të Prishtinës Punime shkencore të dërguara për botim mr.sc. Aliriza Selmani ka botuar mbi 52 studime dhe një varg recensione e kontribute si edhe punime profesionale e publicistike në gazeta dhe revista të Kosovës dhe jashtë saj.

Ka recensuar monografi nga lëmi i historisë. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione dhe simpoziume shkencore të karakterit kombëtarë e ndërkombëtar.

Monografi të botuara: “Gjilani me rrethinë 1908-1912”, Prishtinë 1998; “Myderriz Haki Efendiu (1914-1948)”, Prishtinë, 2005 ( bashkautor ); “Udhërrëfyesi i fondeve dhe i koleksioneve arkivore” (vëllimi i parë), Gjilan, 2007 (bashkautor); “Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi”, Prishtinë, 2008; “Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën”, Gjilan, 2009.; “Gjilani Qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”, Gjilan, 2015.