SHPËRNDAJE

Libri “Unë e Përdhunuara” e autores Ramize Murtezi-Shala, është botuar këto ditë dhe pasqyron dhimbjet e të mbijetuarave gjatë luftës në Kosovë. Libri përfshin një ngjarje të vërtetë, ku personazhe kryesore është një nënë viktimë e dhunës seksuale.

Autorja Ramize Murtezi-Shala, tha se ka pritur që libri të mirëpritet mirë në publik, po jo aq shumë sa është pritur. “Libri ka përfunduar në fillim të qershorit, ka përfunduar shkrimi dhe më pastaj ka kaluar nëpër duart e recensentëve dhe në fund qysh e kam paraparë, është një fund që tani është bërë realitet prej Vasfije Krasniqit”, tha ajo.

Ideja për të shkruar librin, ka ardhur nga rrëfimet. “Secili rrëfim ishte i prekshëm, për neve që nuk kemi përjetuar në luftë ehte e pa imagjinueshme, mirëpo rastin që unë e kam përzgjedh për ët qenë protagonist kryesor i libri tim është, është ai që më ka prekur tepër shumë , ka të bëj me fëmijë, kë të bëj me dy vajzë të vogla dhe një nanë, ka qenë shumë e vështirë me realizu intervistën”, deklaroi ajo. Shala bëri me dije se rasti i saj është transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës (RKT).

Romani i Ramize Murtezi-Shalës, është i pari dhe është shkruar në veten e parë. Libri ‘Unë e Përdhunuara”, do të promovohet në ditët në vijim. Ai do të botohet edhe në gjuhën angleze.