SHPËRNDAJE

Edhe pse ende konsiderohet si një nga aktorët më tërheqës, Brad Pitt, në një intervistë për edicionin australian të revistës GQ, tha se rrallë po shfaqet në filma për shkak se Hollywoodi gjithnjë e më tepër po preferon aktorë të rinj.

Publiku së shpejti do të jetë në gjendje të shikojë Brad Pitt në filmin e Quentin Tarantinos, “Once upon a Hollywood”, i cili merret me zhvillimin e industrisë së filmit në vitin 1969.

“Unë jam prapa kamerave, tashmë si producent i filmave dhe po kënaqem me këtë pozicion”, ka thënë aktori 55-vjeçar, duke folur për projektet që janë duke punuar në kuadër të kompanisë së tyre të prodhimit “Plan B”.

View this post on Instagram

😍❤️. #Bradpitt #Leonardodicaprio #Cannes2019

A post shared by Brad Pitt (@bradpittoffcial) on

“Por unë jam duke bërë më pak dhe më pak. Unë me të vërtetë besoj se Hollywoodi po angazhon meshkujt më të rinj. Unë nuk jam duke thënë se nuk ka role të mira për të vjetrit, por vetëm e ndjejë se loja në vetvete është e tillë që rrjedh natyrshëm. Nuk është një përzgjedhje e natyrshme, si dhe shumë gjëra të tjera” , shpjegon aktori i famshëm.

Sidoqoftë, ai thotë se është i interesuar të shohë se çfarë sjell ardhmëria e filmit dhe çfarë formash do të ketë. “Unë me të vërtetë e vlerësoj platformën e transmetimit, sepse ne jemi në gjendje të shohim të gjitha projektet më të mira dhe më cilësore në sajë të tyre”, tha ai.

Brad Pitt, i cili fitoi një Oscar në vitin 2014 për prodhimin e filmit “12 Years a Slave”, në filmin e Tarantinos do të jetë së bashku me Leonardo DiCaprion.