SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Brazilit e ka mposhtur Afrikën e Jugut në Johanesburg me rezultat 5-0.

Mesfushori i Chelseat, Oscar, ishte fantastik me golin e tij në minutën e dhjetë.

Në fund të gjysmës së parë, Neymar e dyfishoi rezultatin (41’). Asitues ishte Paulinho.

Sulmuesi i Barcelonës e shënoi edhe golin e dytë personal porsa filloi fraksioni i dytë (46’).

Brazilianët patën edhe shumë raste shënimi në vazhdim të lojës, por nuk i konkretizuan ato.

Megjithatë, Fernandinho arriti ta shënojë një gol (79’), kurse Neymar e kompletoi het-trikun në minutat shtesë (90’+1).