SHPËRNDAJE

Një aparat me produkte ushqimore për të pastrehët është vendosur në Nottingham në Britani të Madhe.

Besohet se ky është aparati i parë në botë, përmes të cilit qytetarët do të tentojnë të ulin numrin e të pastrehëve.

Ky aparat është prezantuar në qendrën tregtare në Brodmarsh. Ai ka mundësi të bëjë selektimin e ujit, pemëve të freskëta, pijeve energjike, çokollatave, sandviçëve, por edhe të çorapeve, peshqirëve, kremrave antibakteriale, brushave dhe pastave për dhëmbë dhe librave.

Shumicën e ushqimit në aparat e kanë siguruar organizata për distribuim, që luftojnë çdo ditë që të mos hidhet ushqimi. Produktet tjera i kanë siguruar organizata të ndryshme humanitare. Ata do të duhej që në të ardhmen ta mbushin aparatin.

Këtë aparat do të mund ta përdorin vetëm ata që vërtet kanë nevojë. Ata do të pajisen me kartela nga organizata “Action Hunger”, me të cilat do të mund të marrin ushqim falas. Më parë listën e personave që i gëzojnë këto të drejta, e ka përpiluar qendra për të pastrehët në Nottingham.

Për fillim, kartelat janë të programuara që përdoruesit e tyre të mund të marrin deri në tre herë në ditë ushqim. Ndërsa, ky limit është bërë me qëllim që të pastrehët të mos bëhen të varur nga ky aparat.

Një numër i madh i vullnetarëve do ta vizitojnë këtë aparat çdo ditë, për ta mbushur me ushqim dhe të largojnë produktet e vjetra. Qindra përdorues ditëve në vazhdim do të mund të ushqehen nga ky aparat.

Pritet që aparate të tilla në të ardhmen të vendosen në gjithë Britaninë e Madhe dhe SHBA, kurse të parët do të shkojnë në New York, Los Angeles dhe San Francisco.