SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brabiq, ka thënë se zgjidhja e problemit me Republikën e Kosovës është çështja më e rëndësishme për shtetin serb.

“Asnjë çështje tjetër nuk është më e rëndësishme sesa problemi me Kosovën”, ka thënë Brnabiq kur është pyetur për një formatim të mundshëm të Qeverisë së saj.

Derisa ka folur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Brnbaiq ka thënë se marrëveshja për kufijtë ka qenë njëra prej mundësive.

“Si politikan të përgjegjshëm nuk duhet të refuzojmë asnjë mundësi përderisa negociatat janë duke vazhduar”, ka thënë kryeministrja serbe në një intervistë për FoNet.

“Çështja jonë më e rëndësishme është që të sigurojmë një jetë të sigurt për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ajo.