SHPËRNDAJE

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Ulqin. Pesë turistë nga Kosova janë dënuar dhe pastaj dëbuar nga Mali i Zi për shkak të prishjes së qetësisë publik.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, të rinjtë shqiptarë në mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur me zë të lartë “UÇK”.

Ata janë ndaluar të hyjnë në Mal të Zi për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas gazetës,gjykatësi kundërvajtës i Gjykatës Themelore të Ulqinit, Amra Grbovic, ka gjobitur të rinjtë me 300 euro secili.