SHPËRNDAJE

Nikolic

E ashtuquajtura platformë e re për Kosovën, të cilën e ka paralajmëruar kryetari i Serbisë Tomilsav Nikoliq, nuk do të ketë efekt në Bruksel, konsideron James Ker-Lindsay, studiues nga Londra në London Economic Scool.

Ajo thjesht do të injorohet, ka thënë ai.

“Nëse ajo nuk do të thotë ftesë që Serbia ta njohë Kosovën shet të pavarur, platforma thjesht do të injorohet në Bruksel. Pikëpamja e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian është se ka kaluar koha për shqyrtimin e statusit të Kosovës. Padyshim se nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën sikur që është ndarja. BE konsideron se me Marrëveshjen e prillit të vitit 2013 Serbia ka pranuar që Kosova të mbetet unike dhe që serbët e Kosovës duhet të integrohen në strukturat politike të Kosovës. Në Union është shumë e përhapur pikëpamja se Serbia ka pasur shansin që të përpiqet të paraqesë alternativa, porse ky moment ka shkuar”, thekson Lindsay për” Danas”, përcjell koha.net .

Duke komentuar detyrat që Serbia sivjet i ka në rrugën evropiane, Lindsay thekson se ka shumë hapa që duhet të ndërmarrë dhe se para së gjithash duhet ta gjejë mënyrën si të trajtohet çështja e Kosovës në kapitullin 35.