SHPËRNDAJE
Këngëtari kanadez, Bryan Adams, ka publikuar këngët e tij më të re me titull “Shine A Light”. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Adams, i cili do të mbaj të njëjtin titull.

Bryan Adams në këtë album ka bashkëpunuar me Jennifer Lopez dhe Ed Sheeran. Albumi do ti ketë 12 këngë.

Këngëtari në shkurt do të filloj turneun e tij me të njëjtin emër në Kanada, Zelandë të Re, Australi dhe në Britani të Madhe.

“Shine A Light” është një këngë e stilit pop-rock, në bashkëpunim me këngëtarin Ed Sheeran.

Bryan Adam ka lindur në vitin 1959 në qytetin kanadez Kingston. Me muzikë ka filluar që në moshën 15 vjeçare, por është popullarizuar në vitin 1983, me albumin e tij “Cuts Like a Knife”, me këngët “Heaven dhe “Have You Ever Really Loved a Woman?”, me të cilat ka qëndruar në krye të top-listave botërore për muaj të tërë.