SHPËRNDAJE

Rrugën për këtë, e ka hapur Bugatti La Voiture Noire që kushtoi 18 milionë dollarë

Ka qenë një rekord për Bugatti, kur arriti ta shiste modelin La Voiture Noire për 18 milionë, gjë të cilën nuk e kishin arritur kompanitë tjerë.

Të gjithë prodhuesit nisën të punonin edicione speciael dhe të modifikuara, që më pas u shitën shtrenjtë sikurse Koenigsegg One:1 apo Lamborghini Veneno. Mirëpo, La Voiture Noire mbetet me vlerën më të lartë, ndërsa gara për shitjen më të shtrenjtë vazhdon.

Këtij trendi i ka hyrë edhe Mansory, që për një kohë po modifikon vetura, të cilat pretendon t’i shet shtrenjtë. Geneva Motor Show ishte aktiviteti ku kjo kompani e prezantoi një Chiron Centuria të modifikuar, që ka shumë pjesë të ndryshuara.

Megjithëse është njohur për aftësitë e mëdha për modifikim, Mansory kësaj rradhe e ka ngritur Centurian në një nivel tjetër me shtimin e pjesëve me figra karboni. Të gjitha pjesët e këtij Bugatti kanë shtesa, si në anësore, grill dhe tërë pjesën e përparme dhe në pjesën e pasme, që ia kanë rritur shumë aurodinamikën.

Ndryshimet e mëdha që iu kanë bërë, janë mjaft të pëlqyeshme, por tepër i lartë duket çmimi pasi për këtë makinë kërkohen 6.35 milionë dollarë. Me këtë shumë, mund të blihen dy Bugatti Chiron të ri.