SHPËRNDAJE

Semimaturantët e shkollave fillore në komunën e Bujanocit sot janë duke iu nënshtruar testit përfundimtarë të provimit pranues.

Sipas të dhënave që presheva.com ka grumbulluar nga të gjitha shkollat qëndrore me paralelet e ndara në gjuhën shqipe, provimit përfundimtarë iu kanë nënshtruar gjithsejë 223 semimaturantë shqiptarë.

Në shkollën fillore “Muharrem Kandriu” në Tërrnoc në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës që është mbajtur të mërkurën dhe të enjtën dhe sot testit të kombinuar po marrin pjesë 79 semimaturantë nga gjithsej 80 sa ishin në fillim të gjysëmvjetorit, por sipas drejtorit të shkollës Naser Zahirit një nxënës nuk e ka përfunduar klasën e tetë për arsyeje të largimit nga vendi bashkë me familjen e tij.

Në të gjitha shkollat sot është duke u mbajtur provimi i testit të kombinuarnga nga lëndët e gjeografisë, historisë, biologjisë, kimis dhe fizikës.

Sa i përket shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc sipas drejtorit Fadil Ebibit në provimin përfundimtarë apo ndryshë Maturën e Vogël janë duke marrë pjesë 46 semimaturantë.

Në shkollën fillore “Ali Bektashi” me paralelet e ndara në fshtrat Letovicë dhe Osllarë, sipas drejtorit të kësaj vatre arsimore Ali Latifi në provimin përfundimtarë janë duke marrë pjesë 32 semimatirantë, 10 nga fshati Letovicë dhe 23 nga Nasalca dhe Osllara.

Në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan me paralelet e ndara në Konçul, Dobrosin dhe Turi sipas drejtorit Qemal Beqirit klasën e tetë e kanë përfunduar gjithsej 30 semimaturantë, prej tyre 17 në Lluçan, 12 në Konçul dhe 1 në Dobrosin, ndërsa nxënësit e paraleles në Turi klasën e tetë e vijojnë në shkollën qëndrore në Lluçan.

Më afër qendrës është edhe shkolla fillore “Desanka Maksimoviç” në fshatin Bilaç me paralelen e ndarë në fshatin Samolicë, ku sipas drejtorit të kësaj shkolle Nazmi Nuhiut këtë vit shkollorë kalsën e tetë e kanë përfunduar 24 semimaturantë 23 shqiptarë dhe një serb, po aq sa edhe iu kanë nënshtruar provimit përfundimtarë.

Sa i përket Malësisë së Bujanocit, dhe numrit të semimaturantëve sipas të dhënave që ka siguruar presheva.com në shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc me paralelet e ndara, në Breznicë dhe vendbanimet tjera klasën e 8 e kanë përfunduar gjithsej 12 semimaturantë, prej tyre 8 në Muhoc dhe 4 në Breznicë.

Për dallim nga vitet e tjera, testi i semimaturës këtë vit është duke u mbajtur në kushte shum më strikte me qëllim të shmangijes së manipulimeve.

Të gjitha shkollat testet nga vranja i kanë marrë nën përcjelljen e policisë, sikurse edhe do të kthehen mbrapasht, dhe pastaj nga Vranja do të transferohen në Preshevë, ku edhe bëhet vlerësimi i tyre në mënyrë skanimi.

Çdo test posedon vetëm tiketën me numrin identifikues i cili përcakton nxënësin por jo edhe ermine dhe mbiemrin e nxënësit, ndërsa me futjen në skaner ku edhe bëhet vlerësimi numri idenitifkues i vendosur në test identifikon emrin dhe mbienrin  e nxënësit dhe pikët e fituara, e gjith kjo sipas udhëheqësve të shkollave bëhet për ti shmangur manipulimet që kanë ndodhur në vitet paraprake./presheva.com/