SHPËRNDAJE

Fillimi i rekonstruimit kohë më parë i komplet të rrugës përmes fshatit Rakoc do të tejkalojë buxhetin e planifikuar prej 48.000.000 dinarë për shkak të ndryshimit të projektit fillestarë dhe zgjerimit të rrugës për 0.50.m.

Sipas mediave lokale në gjuhën serbe, projekti i asfaltimi të aksit rrugorë e cila shpien nga hyrja në fshatin Rakoc, përskaj kompanis BIVODA dhe HEBA deri te rruga e vjetër, me gjatësi prej 2.3 kilometra do të ndryshojë.

Nga ana tjetër sipas fjalëve të zëvendës kryetarit të Bujanocit Stojança Arsiç, vendimi për zgjerimin është marrë pasi që është vendosur se asfaltimi me gjerësi prej 5 metrave nuk është i mjaftueshëm për këtë aks rrugorë.

“Ndryshimi i projektit ka të bëjë vetëm me gjerësinë, nga 5 në 5.5 metra, që normalisht do të rris edhe koston e projektit, por për ne është me rëndësi që puna të kryhet siç duhet” ka thënë Arsiç, për portalin bujanovaçke.

Me projekt janë paraparë edhe trotuaret  nga të dyja anët gjatë tërë gjatësisë së rrugës, përderi sa afati për përfundimin e fazës së parë të punimeve është 1 muaj.

“Asfaltimi në fshatin Rakoc është dashur të kushtojë 48 milion dinarë. Është planifikuar që në Rakoc të punohet më shumë se sa kemi mjete financiare, dhe pagesa të prolongohet në vitin tjetër” ka thënë ndër të tjerash Arsiç./presheva.com/

Vnedimi nga prokurimet Publike