SHPËRNDAJE

Akoma pa u mbushur 10 ditë të plota nga punimet në rrugën Breznicë – Muhoc në Malësinë e Bujanocit, për të cilën Pushteti Lokal shpenzoi nga arka plotë 700.000.00 dinarë, rruga duket si mos më keq, e pa kalueshme, me gropa, me baltë dhe në vende të caktuara si një lum.

Banorët e Malësisë së Bujanocit sipas fotove të postuara nga kryetari i BL Muhoc Xhevat Hasani, nuk mund ti varin shpresat në këtë rrugë që të qarkullojnë lirshëm për furnizime me gjëra elementare në qytetin e Bujanocit, apo në shitoren më të afërt në Tërrnoc.

Ditë më parë, gjegjësisht më 20 mars, në FB-në e Komunës së Bujanocit ëhstë postuar një shkrim në të cilin thuhet se, “Ka filluar sot rregullimi i rrugës Breznicë – Muhoc.

Me rregullimin e kësaj rruge do të lidhen fshatrat e Malësisë me qytetin e Bujanocit nëpërmjet Breznicës e Tërnocit.

Ky projekt ka filluar të punohet me Vendim të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, në krye të cilit ndodhet kryetari i komunës, menjëherë pas mbylljes së kufijëve me Kosovën dhe pamundësisë që qytetarët e Malësisë së Bujanocit të lidhen me qytetin.

Gjatësia e kësaj rruge është afër 4km, ndërsa vlera e projektit është 700.000 dinarë. Punimet pritet të përfundojnë mrenda 3 dite” thuht në postimin e Komunës.

Sot pas 7 ditësh rruga është e pakalueshme, banorët e Malësisë së Bujanocit prap janë të detyruar që ta përdorin rrugën Muhoc-Bilinic-Bujanoc, për furnizime me gjëra elementare.

Xhevat Hasani kryetarë I BL Muhoc nëpërmjet rrjetit të tij social ka shprehur shqetësimin e tij.

Hasani në postimin e tij ka shkruar se,  “Rruga Muhoc-Breznic, rruga e shumë pritur të cilës duhet prerë shiriti, e cila u sanua në një kohë rekorde, për dy ditë, punimet u kryen para afatit, “është një sukses” i bëj apel qytetarëve të Malësisë së Bujanocit që ta shfrytëzojnë “rrugën e miellit” siq e quanin ca matrapaz e manipulant.

Vetëm rruga Muhoc-Bilinic-Bujanoc është e kalueshme për momentin, kurse rrugën Muhoc-Breznicë munden të shfrytëzohet nga Kamionët, Traktorët, 4X4 dhe Barkat, flm për mirëkuptim! No comment!

Nuk e kam për poena politik se nuk kandidoj për Kryetarë komune, po ky është realiteti i hidhur, kjo është gjendja reale dhe momentale, fotografuar më 26 dhe 27.03.2020 dje dhe sot në ora 14:30.

Ata të cilët jan dobët nga shëndeti nuk ju preferoj t’i shikojnë fotot, flm +18” ka shkruar Hasani./presheva.com/