SHPËRNDAJE

Nga: Ing. i dipl. i bujqësis, Hekuran Ameti (pranë Shërbimit bujqësor)Bujanoc

Gruri si kulturë dominuese lavërtare në territorin e komunës së Bujanocit mbillet përafërsisht në më pak se 2.000 ha e që paraqet një kompleks jo mjaft të madh të sipërfaqeve të mbjella e që nga viti në vit sa vinë e na zvoglohen sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë.

Këto të dhëna dëshmojnë se prodhimtaria e grurit në territorin tonë varet prej kushteve optimale ose (jo optimale) agroekologjike, përkatsisht prej sasive të të reshurave atmosferike, kostos së prodhimit dhe mos interesimit.

Duhet theksuar se potenciali toksor klimatik e edhe ai profesional për nje prodhimtari të lartë dhe stabile në vendin tonë është mjaft i volitshëm, por vetëm duhet angazhim më i madh i ekspertëve bujqsor me qëllim të përfitimit të rendimenteve më të larta dhe stabile nga këto sipërfaqe, gjë që edhe duhet të jetë detyra jonë prioritare.

Toka si substrat në të cilin bazohet kultivimi i suksesshëm i kulturës së grurit ka vlerë të posaçme. Gruri tek ne kultivohet në lloje të ndryshme të tokave që kanë potencial të ndryshëm prodhues.

Përmes lëvrimit me kohë dhe kualitativ të tokës për grurë mundsojmë rritjen dhe zhvillimin optimal, prandaj në procesin teknologjik të prodhimtaris së grurit vlerë të madhe ka ndërrmarja dhe zbatimi kualitativ i lëvrimimit të tokës.

Nga përvojat e deritashme në këtë aspekt është konstatuar se në raste kur kultura e grurit mbillet pas kulturave të vonshme vjeshtore me çrast kushtet klimatike nuk lejojnë që të bëhet lëvrimi i thellë dhe kualitativ i tokës, prandaj propozohet që të bëhet një sistem i redukuar i lavrimit të tokës me pllugje të posaçme ku bëhet vetëm thellimi parcial i tokës së bashku me rrotullimin e shtresave sipërfaqsore.

Tek kultivimi i mbarshëm i grurit, përveç lëvrimit rol të veçante luajnë edhe edhe sasia e farës së hedhur, sasia e plehut për mbjellje, si dhe faktorët kryesorë, që janë ata klimatik. Për informata rreth mënyrës së kultivimit dhe kohës së përshtatshme për mbjellje, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e lavërtarisë.

Kur të mbillet gruri, është pyetje e shpesht që dëgjohet nga bujqit tanë. Praktika dhe provat shkencore kanë treguar se rendimente më të mëdha arrihen në arat, në të cilat më par kanë qenë të mbjellura me misër hybrid, panxhar sheqer dhe perime. Mbjellja e grurit me kohë dhe me mjete përkatse ndikon që mbirja të jetë më e shpejt.

Koha më e mirë për mbjelljen e grurit është periudha ndërmjet 5 dhe 30 tetorit madje edhe më vonë. Gruri i mbjellë në kohë më mire do të ⸗ kalitet⸗ Mënyra më e keqe e mbjelljes është mbjellja me dorë, për këtë arsye rendimentet zvoglohen, andaj duhet mbjellur me makinë mbjellëse.

Viteve të fundit për shkak të kushteve mjaft ekstreme klimatike përkatsisht paraqitjes së shprehur të thatsisë si dukuri klimatike, është vështirsuar dukshëm mbjellja me kohë e kultures së grurit. Varietet më të vonshme të kësaj kulture që kanë ciklus më të shkurtër biologjik, përkatsisht varietet e ashtuquajtura gjysëm verake të mbillen edhe gjatë muajit nëntor.

Por se mbjellja e grurit tek ne është në rënje flasin faktet nga tereni, por kjo vie edhe nga rritjet e çmimeve që po bëhet barrë e rëndë në këtë periudhë.  Këtë po e bëjnë pikërisht lëvizjet e papritura të çmimeve. Çmimet e larta të karburanteve po bëhen ngarkes e rëndë për prodhuesit .

Në anën tjetër, një thes (50 kg) me farë sillet nga 20 euro e më shumë, varet se çfarë varieteti përdorë. Po ashtu, një thes me pleh artificial shitet nga 13 euro e më lartë. Po të mblidhen këto kushtojnë mjaft, se vetëm për një hektarë duhet të përdoresh rreth 350 kg farë, e lëre më plehun. " Kostoja e mbjelljes për 1 hektarë me grurë sillet diku prej 400-450

eurove. Nëse sipërfaqja është 5 hektarë atëherë shpenzimet e mbjelljes e tejkalojnë shumë e mbi 2000 eurove, gjë që është e papërballueshme për feremerin. Por, prapë bujqit e vyeshëm thonë se nuk e kanë mendjen me u dorëzu.

Prandaj ne mendojmë se edhe Ministria e Bujqësisë, pusheti lokal do të duhej që të rrisë edhe më shumë përkrahjen ndaj bujqve, sidomos në vlugun e punës që i kërkon koha. Ta zëmë, subvencionet për kulturat bujqsore të ndahen në kohën kur fillon mbjellja e grurit.

Një bujk mund të planifikojë sipërfaqe më të mëdha nëse mjetet i jepen atij në fillim të sezonit të mbjelljeve vjeshtore, apo atyre pranverore, pra ta rrisim interesimin për bujqit që subvencionet të rriten sa më shum dhe ajo të kryhet në dy faza.

Andaj shumë të respektuar fermerë shfrytëzojeni maksimalisht këtë kohë ideale për mbjelljen e grurit, që falë konditave të volitshme hidrike dhe termike që po mbretërojnë aktualisht, kjo masë agroteknike koincidon përafërsisht me afatin optimal për mbjelljen e kësaj kulture strategjike.

Me gjasë se i keni përfunduar të gjitha parapërgatitjet e tokës për mbjelljen e grurit, këtë masë agroteknike (mbjelljen e grurit) duhet ta realizoni më së voni deri në fund të muajit. Megjithatë në mbjelljet e grurit gjatë Nëntorit, shtoni për 10 % sasinë e inputeve cilësore për mbjellje (farërave dhe plehrave minerale)./presheva.com/