SHPËRNDAJE

Edhe përkundër premtimeve gjatë ditës së sotme nga ana e pushtetit lokal në Bujanoc se problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet sot, kjo nuk ndodhi. Mungesa e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit prap ndjehet në disa lagje të fshatit Tërrnoc, edhe pse në një periudhë uji kishte arritur në gypat e ekonomive familjare ai nuk ishte për pije ngase banorët kanë alarmuar për ujë të ndotur.

Ajo çka është më shum brengosëse është fakti se, në fshatin Konçul të Bujanocit banorët janë alarmuar nga uji i ndotur që po u shërbehet nga rrjeti i ujësjellësit. Fototo e postuara në faqen “Jeta në Konçul” paraqesin një pamje tejet alarmante të ujit të pijshëm. Në këtë faqe është shkruar:

Apel për Kujdes ndaj Ujit !!!

Kemi kerkes nga shum banor të fshatit që kan munges të ujit nga ujësjellesi. Gjindemi ne fillim të muajit Qershor dhe mungesa e ujit për nevoja personale (për pastrim) ka fillu me mungu nga tash. Të pakten këtë ujë që e kemi ta ruajmë të kemi kujdes mos të ujisim ara e fusha e në të tjerët mos të kem as për abdes e pastrim. Kërkesa jonë e edhe e shum banorve është: MOS VADITNI ME UJË TË UJESJËLLESIT SE PO JESMI SHUM FAMILJE PA UJË. Shpresojm të gjejm mirkuptim dhe të bëjmë kujdes ndaj ujit./presheva.com/