SHPËRNDAJE

Në çerdhen “Gëzimi Ynë” paralelja në Tërrnoc, këtë vit do të ndjekin mësimet parashkollore gjithsej 65 fëmijë, disa prej të cilve edhe pse nuk i plotësojnë kushtet sipas moshës ata sipas pedagoges Azize Hyseni edhe vitin e ardhshëm do të ndjekin edukimin parashollorë sepse nuk do ta kenë moshën për tu regjistruar në klasën e parë.

Në adresë të presheva.com kanë arritur ankesa nga ana e prindërve lidhur me kushtet sanitare të objektit gjegjësisht të toaleteve, të cilët si pasojë e demolimit dhe mos investimeve për një periudhë të gjatë në këtë objekt ka ardhur deri te shkatërrimi i disa pjesëve.

Në këtë paralele edhe dritaret kanë nevojë për zëvendësim sepse plotësisht janë të demoluara dhe me vështirësi po ngrohen hapsirat gjatë sezonit të Dimrit, ka thënë pedagogja Hyseni.

Një prind fëmiu i të cilit këtë vit vijon mësimet parashkollore i cili ka dashur të mbesë anonym, por i njohur për redaksinë ka shprehur pakënaqësin e tij lidhur me kushtet higjienike, duke kërkuar nga presheva.com që të merr informata më të hollësishme, nëse është paraparë sanimi i kësaj pjese apo jo.

Gjatë ditës presheva.com ka kontaktuar pedagogen e çerdhes “Gëzimi Ynë” Azize Hysenin, e cila e ka konfirmuar se kushtet sanitare nuk janë në nivel por që kërkesat i kanë parashtruar qendrës në Bujanoc dhe pritet që renovimi i toaleteve të kryhet këtë vit, njëkohësisht duke na kërkuar që mos të xhirojmë dhe për këtë ti drejtohemi drejtorit të Çerdhes në Bujanoc.

Gjatë bisedës telefonike me drejtorin e Çerdhës “Gëzimi Ynë” Millovan Aleksiç, kemi mësuar se renovimi i toaleteve është paraparë për këtë vit dhe se kërkesa për mjetet financiare iu është dërguar komunës dhe pritet të kryhen procedurat e rregullta.

Drejtori gjithashtu ka potencuar se, arsyeja e vonesës për sanimin e toaletëve mund të jete edhe problemet financiare me të cilat po përballet komuna.

Nëse renovimi do të kryhet gjatë procesit edukativoarsimorë apo jo, pedagogja Hyseni është shprehur se kjo nuk do të ishte në rregull, nga ana tjetër drejtori Alleksiç ka thënë se për këtë ka zgjidhje për shkak se ka hapsirë të mjaftueshme dhe se do të bëhet kombinim i paraleleve dhe sanimi i toaletëve do të rregullohet këtë vit./presheva.com/