SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc ka shpreh shqetsimin mbi shpenzimin e mjeteve buxhetore, që janë para të taksapaguesve të komunës së Bujanocit, mjete të cilat APN dyshon se janë keqpërdorur.

Në bazë të informatës së lëshuar për opinion nga APN, Administrata Komunale e Bujanocit, përveç se nuk iu është përgjigjur me kohë në pyetjet e bëra nga APN lidhur me kërkesën mbi shpenzimin e mjeteve materiale të disa sektorëve pranë kësaj administrate, Administrata Komunale i ka kthyer përgjigje gjysmake në vetëm 2 nga 5 pyetjet sa gjithsej i ka shtruar APN.

Reagim: Pse po hesht komuna ?

Kanë kaluar tre muaj që kur Administrata Komunale në Bujanoc nuk ka kthyer përgjigje në adresë të Degës së APN-së në Bujanoc, në lidhje me kërkesën mbi shpenzimin e mjeteve materiale të disa sektorëve pranë kësaj administrate.

Duke u bazuar në Ligjin mbi qasjen në informacione të rëndësisë publike, Alternativa për Ndryshim kishte kërkuar nga Administrata Lokale informacione të përcjellura me dëshmi bazike mbi shpenzimin e mjeteve për reprezentacion nga ana e kryetarit të komunës, shpenzimin e mjeteve për derivate nga veturat zyrtare, shpenzimin e mjeteve për Zyren për të Rinj, shpenzimet për media dhe të dhënat për numrin e të punësuarve me kontratë në vepër.

 

Vetëm për keto dy të fundit APN kishte marrë përgjigje gjysmake nga ana e Administatës lokale, ndërsa në shkresën e dërguar në muajin qershor, në adresë të subjektit tonë politik, kryeshefi i A.L. kishte pohuar se së shpejti do të pasojnë edhe përgjigjet tjera.

Por kaluan edhe dy muaj shtesë, dhe se përgjigjet e tilla mungojnë.

Madje, Administrata lokale ka kaluar të gjitha afatet ligjore, andaj APN-së nuk i mbetet tjetër përveç se të drejtën e vet ta kërkojë në instancat tjera, gjë që mund të bartë pasoja financiare për komunën, në rast se edhe më tej refuzon transparencën në informacione dhe dhënie të dokumentacioneve.

 

Pasojat e shkeljeve që vijnë nga vet komuna pastaj mund të çojnë edhe në bllokimin e xhirollogarisë e cila këtë vit nuk është këndjellur asnjëherë siç duhet.

Përveç aspektit ligjor lind edhe pyetja tjetër në heshtjen e Administratës së Bujanocit. Vonesat e këtilla mos kanë të bëjnë me keqpërdorime të kryera apo me tentime të mbulimit të tyre?

Vetëm paraqitja e të dhënave, me dëshmi adekuate, do t’i hiqte këto dilema, në të kundërtën mund të ekzistoj gjithnjë dyshimi i bazuar. Andaj, përgjigjuni. Nuk ju presim më, thuhet në reagimin e APN-së/presheva.com/