SHPËRNDAJE

Policia në Bujanoc ka arrestuar dje personin me iniciale Sh.L. të moshës (63) nga rrethina e Bujanocit, për shkak të dyshimit se i njeti ka kryer vepër penale vrasjen në tentativë, thuhet në kumtesën e MPB-së. Të dyshuarit iu është shqiptuar mbajtje prej 48 orë. Dyshohet se ai më 14 maj të këtij viti, në oborrin e një familjeje në komunën e Bujanocit, pas një diskutimi të shkurtër, i ka shkaktuar me thikë lëndime të rënda trupore vëllait të tij pesëdhjetëvjeçar. Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe më pas ai do të dërgohet në prokurori me një ankim penal, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Jozyrtarisht mësohet se vëllezërit e përfshirë në këtë zënkë janë të nacionalitetit shqiptarë./presheva.com/