SHPËRNDAJE

Policia e Bujanocit ka arrestuar personin me iniciale B.S. 24 vjeç nga komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se më 02 tetorë të këtij viti në teritorin e komunës së Buajnocit në veturën e tijë të tipit BMW ka transportuar gjashtë shtetas afganë dhe një pakistanez pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit, si dhe ka drejtuar veturën me targa që nuk i përkisnin atij.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz, rastet të veçanta të falsifikimit të dokumenteve dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

“Gjithashtu policia në veturë ka gjetur një sasi të vogël të tabletave që përmbajnë substancë psikoaktive” kanë bërë të ditur nga policia e Vranjës.

Me urdhër të zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit iu është shqiptuar mbajtje deri në 48 orë pas së cilës ai në baz të kallzimit penal do të paraqitet në prokurori./presheva.com/