SHPËRNDAJE

Kompania për prodhimin e langjeve freskuese dhe ujit mineral Bivoda në Bujones, sot në prezencën e mediave për herë të parë ka filluar kmapanjën promovuese të prodhimeve të reja, gjegjësisht të dy pijeve jo të gazuara “MULTI FRUIT” dhe “LIMONADA”, me paketim 1.5 litërsh, dy shije të reja të cilat nga sot do të jenë konkurrencë e tregut vendor.

Përveç shijes këto pije freskuese do të konkurrojnë edhe me një çmim të arsyeshëm për ekonominë vendore, ku për një shishe prej 1.5 litra do të paguani vetëm 50 dinarë.

Në konferencën për shtyp me rastin e fillimit të kampanjës promovuese është thënë se, projekti 6 mujorë ka përfunduar me një angazhim të palodhshëm të të gjithë menxhmentit, të punësuarve, blerësve tanë, furnizuesve si dhe organet drejtuese, sygjerimet e të cilëve na kanë ndihmuar që në fund të prodhojmë produkte të kualitetit të pakompromis që është në kuadër të imixhin dhe renomenë e Bivodës.

Sipas drejtuesve të kompanisë, Nenad Zafiroviç, drejtor i Bivodës, Sërgjan Nedeljkoviç, drejtori i prodhimit, Snezhana Stoshiq, udhëheqëse e financave dhe Dejan Mlladenoviç drejtor i shitjes, produktet e reja sikurse edhe të tjerat do të prodhohen me paisjen moderne të prodhuesve Botërorë të cilën vetëm se i posedon Bivoda: KRONES, BWT. VAN DER MOLEN, LANXESS, me kapacitet të mbushjes 18.000 litra brenda një ore, e cila mundësonë aplikimin e teknologjisë së përparuar të mbushjes së ujit dhe pijeve freskuese jo të gazuara.

Vlenë të theksohet se prodhimet e Bivodës janë bartës të shumë çmimeve dhe mirnjohjeve për kualitetin e prodhimit, në Panairin ndërkombëtarë të bujqëisë në Novi Sad dhe panaire tjera.

Shoqëria ekonomike Bivoda në Bujanoc ka filluar me punë në vitin 2000, si prodhimtari e zgjeruar në pronësi të Kompanisë Jumko nga Vranja, ndërsa seria e parë nga linja e prodhimit ka dalë më 19 shtatorë të vitit 2000./presheva.com/