SHPËRNDAJE

Enver Ramadani Kryeshef i drejtoratit për investime pranë Administratës Lokale në Bujanoc zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga ky post për t’iu kthyer shkollës si mësimdhënës, kështu i kanë thënë burimet brenda Administratës Lokale presheva.com.

“Nuk ka asgjë politike në këtë drejtim, arsyeja e largimit është thjesht ruajtja e vendit të punës në shkollë si mësimdhënës, duke parë se në postin e kryeshefit nuk kishte mundësi të jetë në mardhënie pune të përhershme kjo si pasojë e vendimit të Qeverisë” kështu ka thënë për presheva.com burimi mirë i njoftuar me situatën brenda Administratës.

Siç mësohet jozyrtarisht postin e Ramadanit tashmë do ta ushtrojë Rahim Salihu i cili në opinion njihet si Shef i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Bujanocit, post të cilin zyrtarisht është duke e ushtruar Fisnik Beluli i cili tashmë flitet se ka kaluar në një post tjetër. Nga ana tjetër burimet nga opozita i kanë thënë portalit se largimi i Ramadanit është bërë me urdhër të inspektorëve. Dorëheqja e Ramadanit vjen në momentin kur kanë mbetur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet e rregullta lokale në komunën e Bujanocit.

Përvç Ramadanit, presheva.com jozyrtarisht ka mësuar se edhe Enis Salihu shef i Zyres për Zhvillim Ekonomikt pranë Administratës Komunale ka dhënë dorëheqje nga posti tij për arsyeje ende të panjohura për redaksinë, ndërkaq që postin e Salihut do ta ushtrojë

Fisnik Beluli i cili zyrtarisht mban postin e shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit./presheva.com/