SHPËRNDAJE

Lidhur me lajmin që ka qarkulluar sot në disa media lokale, pë gjoja një person të infektuar nga Komuna e Bujanocit, që bëhet fjalë për një grua (75) nga fshati Nasalcë Komuna e Bujanocit, Kryetari i BL të këtij vendbanimi Basri Veseli e ka demantuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për një grua me sëmundje kronike dhe se gjendja e sajë ëhstë stabile.

Në demantin e Veselit dërguar presheva.com, thuhet:

“Në lidhje me dezinformatat në disa medija lokale lidhur me një rast që është dyshuar për virus, që është banore e fshatit tim, unë muj lirisht të ja demantojë se e sëmura ka probleme shëndetësore me sëmundje kronike.

Këtë ma konfirmoi djali i saj, se gjendja e sajë është stabile” është shprehur Veseli./presheva.com/