SHPËRNDAJE

Ngritja e temperaturave ka bërë që disa vendbanime të komunës së Bujanocit ti lë pa ujë të pijshëm. Presheva.com ka kontaktuar banorët e lagjes strukarë në Tërrnoc të cilët nga orët e mesditës e deri në orët e vona të mbrëmjes janë pa ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit që furnizohen nga NP Komunalia.

Sipas banorëve kjo traditë po vazhdon nga viti në vitë dhe mungesa e ujit të pijshëm është bërë një gjë e zakonshme kur temperaturat ditore arrijnë në 30 gradë celzius, (mungesa e ujit të pijshëm në këtë lagje sot ka filluar që nga orët e mëngjesit)

Menderez Pajaziti nga fshati Osllarë komuna e Bujanocit i ka thënë presheva.com se, “që dy javë nuk kemi ujë të pijshëm, askush nga Komunalia nuk na ka sqaruar prse po ndodh kjo dhe kur do të rregullohet ky problem, po detyrohemi që ujin ta bartim me sende të ndryshme nga burimet tjera disa qindra metra larg shtëpive, kjo është për të ardhur keq sepse jetojmë në shekullin XXI dhe të bartim ujë në këtë mënyrë kjo mund të ndodhë vetëm tek ne” ka thënë Pajaziti.

Me mungesëne ujit të pijshëm po përballen edhe vendbanimet tjera, në fshatin Breznicë e poshtme mungesa e ujit të pijshëm është për 2 muaj rresht dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Nga ana tjetër drejtues të NP Komunalis ndërmarrje e cila merret me prodhimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm nuk kanë bërë të ditur se kur do të zgjidhet mungesa e ujit të pijshëm në vendbanimet e kmunës së Bujanocit.

Në një njoftim të publikuar sot në faqen zyrtare FB të komunës së Bujanocit thuhet se, “Qytetarë të nderuar, Për arsye të zëvendësimit të pompës horizontale (nga e vjetra në të re) në stacionin e furnizimit me ujë në Bujanoc, pjesë të caktuara të fshatit Tërnoc kanë mungesë të ujit për momentin. Pompa e re është vendosur dhe pritet që brenda pak orëve të fillojë me punë. Furnizimi me ujë do të normalizohet shumë shpejtë. Punëtorët e ndërmarrjes Komunalia janë në vendin ku po punohet dhe po e kryejnë punën e tyre.” /presheva.com/