SHPËRNDAJE

Shpesh ndodh kur rrugët e qytetit ngulfaten nga mbeturinat të cilat në raste bllokojnë edhe trotuaret pa llogaritur erën e kundërmueshme e cila bëhet e padurueshme nga kalimtarët e veçmas nga shtëpitë afer kontejnerëve. Edhe kjo fillim javë nuk ka kaluar pa ankesa, gjegjësisht banorët e rrugës “Vojvode Stepe” të cilët janë ankuar se era e mbeturinave jasht kontejnerit po kundërmonë dhe kanë kërkuar nga përgjegjësit që të paktën, në mos më shumë, më shpesh ti zbrazin kontejnerët. Pamja në foto është bërë ditën e hënë kur në Bujanoc është ditë tregu dhe qarkullimi në këtë rrugë që shpin në treg është tepër i ngarkuar por që përgjegjësve nuk i ka penguar kjo pamje.

Një ditë më vonë, të martën ekipet për grumbullimin e mbeturinave të NP Komunalia kanë bërë pastrimin e vendit për rreth por jo edhe të kontejnerëve të cilët vazhdojnë të jenë të mbushur. Sipas banorëve përveç pamjes kjo paraqet edhe rrezik për ndonjë sëmundje dhe kërkojnë që urgjentisht të ndërmirret diçka në këtë drejtim, gjegjësisht të vendosen më shum kontejnerë sepse vetëm 2 që janë aktualisht nuk mjaftojnë për 20 shtëpi sa janë të parapara. Ajo që më së shumti po brengos qytetarët është fakti se, fontanat që janë të vendosura në sheshin e qytetit në vend se të paraqesin një pamje të këndshme me ujë ato janë shëndërruar në vende për hudhjen e mbeturinave.

Foto e bërë nga presheva.com paraqet se si duket aktualisht njëra nga dy fontanat në sheshin e qytetit ku frekuentimi i qytetarëve e veçmas kafiterive është jashtëzakonisht i madh, ndërkohë që njëra fonatanë në vend të ujit të freskët qytetarëve i ofronë mbeturina të llojllojshme, kurse tjetra as mbeturina e as ujë./presheva.com/