SHPËRNDAJE

24 familjet në Malësinë e Bujanocit janë të bllokuar nga bora nga mos mirëmbajtja e rrugëve të pushtetit lokal.

Kryetari i bashkësis lokale të Zarbincës, Avni Musliu në intervstën e dhënë eksluzive për portalin preshevacom ka prononcuar rreth gjendjes aktuale se 24 familjet në Malësinë e Komunës së Buajnocit janë të bllokuar nga mos mirëmajtja e rrugëve që janë të bllokuara nga reshjet e borës dhe gjendja është e pa kalueshme.

Musliu ka theksuar se disa herë kanë bërë apel drejtuar pushtetit të komunës së Bujanocit, mirëpo sipas tij ata nuk iu kanë përgjigjur kësaj thirrje.

Banorët e kësaj bashkësie kanë marrur iniciativën për të hapur rrugët vetë nga se disa prej tyre kanë edhe familjarët e sëmurë.Sipas kryetarit të bashkësis lokale të Zarbincës i cili i ka bërë thirrje drejtorit Enver Ramadani për të dërguar kompanin për mirëmbajtjen e rrugëve,ai ka theksuar se Ramadani vetëm se i ka gënjyer. Avni Musliu për portalin tonë ka theksuar se ai si kryetari i kësaj BL i është drejtuar komunës mirëpo asgjë nuk është marrur parasysh.

24 familjet shqiptare në vendbanimet Zarbincë, Suharnë, Priboc dhe Novosellë, janë izoluar plotësisht nga bora e cila ka arritur trashësinë mbi një metër, ata që më së shumti janë duke vuajtur nga kjo gjendje janë të sëmurit fëmijët dhe të moshuarit të cilët nuk po mund ti dërgojnë te mjeku, kështu i ka thënë Presheva.com kryetari i Bashkësis Lokale të Zarbincës Avni Musliu./presheva.com/