SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 2:45 pas mesnate pjestarët e njësis së intervenimit të stacionit policorë në Bujanoc e kanë kapur në vepër grabitësin në kioskun “NITI” në qendër të qytetit të Bujanocit, përballë pompës së benzinës NIS. Grabitësi me inicialet Sh.R shqiptarë nga Gjilani është kapur brenda në kioskë gjatë kryerjes së veprës.

Burimet e presheva.com nga policia bëjnë të ditur se grabitësi në Sërbi ka hyrë në mënyrë ilegale ngase nuk kanë mundur ta vërtetojnë në vendkalimin kufitarë hyrjen e tij në Sërbi. Rasti ka ndodhur kur patrulla e intervenimit gjatë kalimit përskaj kioskut e ka vërejtur grabitësin brenda në kioskë dhe më pas gjatë intervenimit ai është arrestuar.

Jozyrtarisht mësohet se ai nuk ka qenë i vetëm, afër ka mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunëtor i cili e ka ndihmuar, por që brenda në kioskë është kapur i vetëm. Për shkak të dyshimeve se i njeti mund të ketë lidhje edhe me grabitjet e mëparshme mostrat e AND-së janë dërguar për analiza.

Sipas gjitha gjasave i arrestuari gjatë ditës së sotme është dërguar në prokurori për dëgjim dhe më pas do ti shqiptohet edhe masa e ndalesës./presheva.com/