SHPËRNDAJE

Gjatë sezonit të verës shpesh është raportuar për munges të mirmbajtjes së pastërtisë, gjegjësisht të grumbullimit të mbeturinave, sikurse edhe për mungesën e ujit të pijshëm, ku edhe është aprovuar plani për restrikcionin e ujit në vendbanimet e Komunës.

Këto dy probleme gjithmonë kanë etiketuar NP Komunalinë duke e ditur se kjo Ndërmarrje është përgjegjëse për prodhimin e ujit të pijshëm dhe mirëmbajtjen e pastërtisë. Në një intervistë dhënë RTB-së drejtori i kësaj Ndërmarrje Adem Hasani ka bërë të ditur se jo e gjithë barra bie mbi NP Komunalinë, duke patur parasysh se kjo ndërmarrje për themelues ka Pushtetin Lokal.

“Sa i përket planifikimit të mbeturinave është e vërtetë se kemi patur pak probleme, por problemi nuk ngelë vetëm në kompetencat e kësaj Ndërmarrje sepse për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave duhet të ketë një harmonizim ndërmjet themeluesit, në këtë rast KK të Bujanocit, dhe me sektorin e inspekcionit komunal dhe të urbanizmit, për përcaktimin e vendeve apo pikave në hapsirat publike” ka thënë Hasani.

Edhe prkundër gjendjes jo të mirë të makinerive për bartjen e mbeturinave, sipas Hasanit 2019-ta është arritur të rrumbullaksohet me sukses në këtë drejtim.

Sa i përket hapjes dhe funksionalizimit të Transfer stacionit në Bujanoc i cili është i paraparë të bëjë reciklimin e mbeturinave, Hasani prgjigjet qartë “këtë pyetje më mirë duhet bërë themeluesit sepse ata kanë kontraktuar një kompani e cila është e obliguar ti kryej punët në atë stacion, megjithatë mendoj se një pjesë e mirë e punës është kryer dhe kur të përfundojë do të bëhet pranim dorzimi i këtij stacioni dhe pastaj ne e bëjmë mirmbajtjet dhe shfrytëzimin e tij”

Hasani gjithashtu ka potencuar se, “këtë vit do të kemi përmirësim sa i përket mirëmbajtjes së pastërtisë”. Sa i përket ujit të pijshëm Hasani ka potencuar se, “niveli i ujrave nëntokësor ka rënë dukshëm dhe ne jemi duke i shfrytëzuar, sidomos në sezonin e verës në mënyrë maksimale, prodhojmë rreth 100l/s ujë të pijshëm, që i bie se për kokë banori në nivel komunal është i kënaqshëm për nevojat e qytetarëve.

Por ajo që është e dhimbshme se në Komunën e Bujanocit uji i pijshëm keçpërdoret në mas të madhe, sepse ka kyçje ilegale të cilët e shfrytëzojnë ujin në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa ne nuk kemi kapacitet dhe as kompetenca ti kryejmë këto punë, kështu që duhet me inspektorët komunal të dilet në teren që të evitohen këto parregullsi”

Gjatë sezonit të verës Këshilli Komunal ka formuar komisionin për zbardhjen e rasteve të kyçjeve ilegale të cilët kanë qenë të obliguar që të dalin në teren dhe ti evitojnë parregullsitë.

Lidhur me këtë Hasani është përgjigjur, “Nuk kemi asnjë rast të cilin e kanë paraqitur inspektorët komunal tek ne apo tek organet e drejtësisë për parregullsi apo keçpërdorim të ujit të pijshëm”

Sipas Hasanit, Komunalia prodhon dhe distribuon ujin e pijshëm deri te konsumatori, por nuk ka kompetencë që të ekzekutojë denime, për një gjë të tillë janë inspektorët komunal, ata kanë mundësinë që të dalin në teren dhe ti vendosin gjobat./presheva.com/