SHPËRNDAJE

Në profilin e tij, Hajredin Hyda, këshilltar komunal në Bujanoc, duke dashur të ironizoj me vendimet çoroditëse të Qeverisë në dorehëqje të Kosoveë, që për konsum paraelektoral, në emër të një marrëveshje të vitit 2011 të nënshkruar në Bruksel mbi qarkullimin e lirë të njerëzve, merr një vendim mbi ndalimin e përdorimit të pasaportave serbe nga populĺata shqipetare e Luginës, duke u privuar atyre përdorimin e Aeroportit të Prishtinës!

Në çdo vend të botës, pakica që jeton jashtë kufirit administrativ, jo që penalizohet por privilegjohet! Dhe në menyrë satirike ironizon duke privilegjuar shqiptaret e Luginës. Sipas Hydës Qeveria në dorëheqje, në vend të pasaportave ose letërnjoftimeve, duhet të praktikoj metoden malaziase të periudhës se pushtimit otoman për mbrojtjen e integritetit të tyre, duke kërkuar që të gjithë ti çveshin tyrqit për të dëshmuar se nuk janë të poturçitem, ndersa në rastin tonë, me synetllëkeyn e bërë dëshmojmë se nuk jemi serb apo etni tjeter joshqipetare!

Cinike por, mjaftë praktike për të evituar diskriminimin e dyfishtë të shqipetareve të Luginës!!!

Postimi i plotë i Hajredin Hydës

“ÇAMASHIRËT DHE KALIMI I KUFIRIT”

Mundesia arkaike, por praktike e Qeverise se Kosovës për të përjashtuar shqipetarët e Luginës nga mosnjohja e pasaportave serbe!!!

Mjafton që të praktikojnë metodën e kontroĺlit rutinor që përdornin malaziasit, gjatë shekujve duke mos lejuar që elemente të dyshimta të futeshin në teritorin e pavarur! Rojet e tyre në hyrje të teritorit, të gjithë të panjohurit i detyronin që të çvishnin “Çamashirët” për të konfirmuar se a jane malazias apo të “Poturçitem”!

Kjo metodë ishte shumë efikase dhe evitonte kontrolle të tepërta, kolona, dokumentacione të panevojshme etj! -Edhe sot, nëse është e sinqertë, klasa politike kosovare mundet me një urdhëresë administrative të praktikoj këtë metodë, që në vend të prezantimit të dokumentacionit, në kufi duhet vetëm të çveshim të poshtmet për të prezantuar dëshminë se jemi shqipetar të fesë islame! #Thjeshtporefikase./presheva.com/