SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi gjatë arsyetimit të rebalansit të buxhetit të komunës së Bujanocit ndër të tjerash ka treguar edhe ambiciet e tij pas këtij mandate.

Sipas Kamberit posti i kryetarit të komunës më nuk do të jetë qëllimi i tij, por nuk ka përjashtuar mundësinë se nuk do të kandidojë për deputet popullorë.

Në fjalimin e tij Kamberi ka thënë edhe fjalinë se, “Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetar komune” duke kërcënuar se ndaj atyre që akuzojnë pa fakte do të ngris padi.

“U thanë fjalë të mëdha, madje edhe hajna. Publikisht e them që ndaj tyre do te niset padia, ose le ta faktoje këtë gjë. Ata që mendojnë që janë kundër të votojnë kundër.

Premtimet i kemi ne jo ju, ne e kemi për obligim dhe do ti mbajmë” ëhstë shprehur ndër të tjerash Kamberi./presheva.com/