SHPËRNDAJE

Nën organizimin e Klubit të Karatesë Dardania nga Gjilani monitoruar nga Federata e Karatesë e Kosovës dje është mbajtur turneu Ndërkombëtar i XIV-ti me radhë “Katana Open 2019”, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ku nderuan me pjesëmarrjen 409 garues (243 meshkuj dhe 166 femra) me 480 paraqitje.

Klubi i Karatesë “Besa” nga Bujanoci i cili me shumë suksese e ka prezantuar Komunën e Bujanocit vite me radhë duke korrur suksese në gara të ndryshme Ndërkombëtare, ka qenë pjesë e turneut Ndërkombëtar, “Katana Open 2019”, ku është paraqitur me me 21 garues.

Në këtë turne si klubi më i suksesshëm doli “Sharri” nga Ferizaj, klubi më masovik nga jashtë është shpallur KK “Besa” nga Bujanoci kurse ai me masovik në vend Fituesi nga Ferizaj.

Sensei i KK “Besa” nga Bujanoci Ramiz Asllani në një deklaratë për presheva.com u shpreh se, “Shumica e garuesve kanë qenë për herë të parë pjesmarrës në gara, dhe kjo paksa e ka zbehur suksesin tonë, megjithatë paraqitja ka qenë në disciplinat kata dhe kumite ku nga kjo garë me një konkurencë kaq të madhe jemi kthyer me 5 medalje, 3 të argjnta dhe 2 medalje bronz, duke mos harruar edhe mirnjohjen si klubi më masovik nga jashtë” Pushteti Lokal i Bujanocit edhe pse në konkursin për klube sportive i ka aprovuar KK “Besa” një shumë prej 80.000 dinarë, akoma nuk i ka realizuar edhe pse jëmi në pjesën e dytë të muajit tetorë.

Asllani gjithashtu u shpreh se, “Gjendja financiare me të cilën po përballemi si klub nuk është e kënaqshme. Në munges të mjeteve në vlrë prej 80.000 dinarë të cilat Pushteti Lokal i ka aprovuar vetëm në letër por akoma, edhe pse jemi në fund të tetorit nuk i kemi marrë, kemi shumë vështirësi në organizimin e pjesmarrjeve në turne të ndryshme, të gjitha shpenzimet jemi duke i mbuluar me mjete vetanake dhe kjo po na pamundëson që të marrim pjes më shum në gara të ndryshme Ndërkombëtare”.

Ne, është shprehur Sensei i KK “Besa” “po e përfaqësojmë Komunën e Bujanocit ndërkohë që ky pushtet për këtë vit akoma asnjë dinarë nuk na ka dhënë”

Asllani kërkon nga prindërit e nxënësve që sa më shum ti përkrahin fëmijët e tyre, por edhe nga bizneset lokale që të kontribuojnë më shum në këtë drejtim sepse KK “Besa” nuk përfaqëson një indivin apo klub por Komunën e Bujanocit.

Në ketë turne morën pjesë edhe klube nga shtet e rajonit, kryesisht trojet shqiptare Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Garat u zhvilluan në dy disiplinat kata dhe kumite nga grupmoshat e reja 7 deri 17 vjeç dhe sendorë./presheva.com/