SHPËRNDAJE

Në seancën e fundit të KK të Bujanocit këshilltari nga radhët e PD-së Muhamed Jashari ka propozuar që në rend të ditës në pikën e 6. Propozim Vendimi mbi aprovimin e planit detal rregullativ për pjesën e lagjes së Romëve, “Novo naselje” në Bujanoc, ose si pikë e veçantë të futet edhe shqyrtimi për fillimin e ndërtimit të Xhamisë në qytetin e Bujanocit, propozim ky që nga ana e kryetarit të KK Adnan Salihut ishte i pa precizuar.

“Për cilën Xhami e ke fjalën, precizoje ta dijë opinion” iu përgjigj Salihu. Ditë më parë në të gjitha mediat lokale është bërë publik lajmi, gjegjësisht njoftimi nga ana e KBI-së se si është prolonguar kërkesa për fillimin e ndërtimit të Xhamis në Bujanoc, për të cilën KBI ka dhënë sqarim shum të qartë se pushteti lokal gjegjësisht kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe kryeshefi i Urbanizmit Amir Xhaferi për 8 muaj radhazi po e prolongojnë takimin me përfaqësuesit e KBI-së lidhur me këtë çështje.

Këshilltari Jashari në një deklaratë dhenë presheva.com ka thënë se “Është e udhës që edhe ne si komunitet mysliman të kemi dy xhamia në qytet për shkak të hapsirës dhe numrit të banorëve shqiptarë të përkatësisë islame.

Propozimi im ishte shum i qartë, që të shqyrtohet në Kuvend mundësia e dhënies së dritës jeshile për ndërtimin e Xhamisë duke patur parasysh se parcela, sikurse edhe është njoftuar nga KBI, është dhuruar në vëllezërit Maliqi dhe ndërtim i Xhamisë nuk do ta pengonte askend dhe nuk kishte asnjë prapavijë politike.

Është për turp nga ana e pozitës shqiptarët dhe Kryetarit të Kuvendit që të thotë se nuk e din për cilën Xhami është fjala” është shprehur Jashari. Në seancën e KK Kryetari i Kuvendit Adnan Salihu iu drejtua këshilltarit Jashari duke i thënë, “nuk pe shof të arsyeshme me diskutu për këtë çështje, sepse kjo ka të bëjë me diçka tjetër dhe propozimin tënd unë nuk e qes në votim, dhe nuk mund të qes në vitom gjithçka çka ju teket juve apo çka ju thonë rrugës, duhet të jeni në kuadër të Rregullores” është shprehur Salihu.

Nga kryetari i Kuvendit propozimi i këshilltarit Jasharit është konsideruar si propozim me prapavijë. Çështja e prolongimit të ndërtimit të Xhamis në Bujanoc është bërë publike nga ana e KBI-së si institucion fetarë të cilin mund ta lexoni në tërësi më poshtë./presheva.com/

Sqarimi i KBI-së:

SQARIM PËR OPINION
(( Për prolongimin e ndërtimit të xhamisë në qytetin e Bujanocit ))

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur me 09. 10. 2019 e diskutoi edhe mos realizimin e fillimit të ndërtimit të xhamisë në qytetin e Bujanocit, në tokën e dhuruar nga Vëllezerit Maliqi nga Tërnoci. Ku edhe e morri shumë seriozisht, kërkesën e dhuruesit të truallit që nëse nuk arrihet ndërtimi i xhamisë, ti kthehet trualli pronarit.
Këshilli i Bashkësisë Islame, kërkoi nga komisioni i xhamisë që të mban takim dhe të sqaron çështjen e mos ndërtimit të xhamisë.

Komisioni për ndërtimin e xhamisë me datën 24. 10. 2019 mbajti takimin e tyre dhe në mënyrë kronologjike e paraqiti punën e deri tanishme për ndërtimin e xhamisë.

Komisioni për ndërtimin e xhamisë sqaron se:
KBI në vititn 2017, pranoi truallin në qytetin e Bujanocit nga vëllezërit Qenan dhe Aziz Maliqi, ku edhe i falenderoi shumë për këtë. Këshilli i Bashkësisë Islame kishte kërkuar pej tyre blerjen e truallit, por ata e dhuruan falas për ndërtimin e xhamisë.
Pas kësaj, KBI kërkoi takim në komunën e Bujanocit me kryetarin Shaip Kamberi dhe aty u parapa qe kjo punë të merret shumë seriozisht dhe kryetari premtoi se kjo punë do të hyn në procedurat zyrtare komunale dhe shumë shpejt do të vie deri te dhënia e lejes.

Pas kërkesave të ndryshme nga komuna dhe drojtorati për urbanizëm, për plane të xhamisë dhe të tjera të cilat rezultuan plot një vit, pas gjithë kësaj u kërkua nga KBI që të bën zyrtarisht kërkesën përmes zyrës së inxhenierëve në Bujanoc për t’iu drejtuar drejtoratit për urbanizëm që të shqyrton kërkesën dhe të jep lejen për ndërtimin e xhamisë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në muajin shtatorë të vitit 2018 e autorizoi zyrën e inxhenierëve BUTRINTI ARCHITECTURE në Bujanoc që ata të bëjnë një plan ashtu si e kërkon drejtorati për urbanizëm dhe të bëjnë kërkesën zyrtare në komunë.
Zyra e inxhenierëve BUTRINTI ARCHITECTURE me datën 08. 10. 2018 e bëri kërkesën zyrtare drejtuar drejtoratit për urbanizëm dhe organeve komunale për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë.

Pas afatit njëmujorë që duhet komuna të e jep pergjigjen për këtë lëndë, nuk u dha asnjë përgjigje.
KBI pas kësaj vonese kërkoi takim në komunë, ku me datën 25. 12. 2018 u realizua takimi me Kryetarin e komunës z. Shaip Kamberi dhe drejtorin për urbanizëm z. Amir Xhaferi.
Pas disa arsyetimeve nga ana e tyre se pse nuk është dhënë një përgjigje për këtë lëndë, kryetari i komunës kërkoi që kjo të shtyhet edhe pak më vonë për disa arsye politike, gjegjësisht deri në muajin mars të vitit 2019.

Pas kësaj kohe, komisini i Këshillit të Bashkësisë Islame për ndërtimin e xhamisë, filloi të kërkon takimim e premtuar në komunë për të iniciur çështjen e ndërtimit te xhamisë.
Nga kërkesat e shumta, qoftë direkt kryetarit të komunës, ose drejtorit të urbanizmit Amir Xhaferit, nuk mori asnjë përgjigje për një takim të tillë.

Deri sa kjo nuk ishte e mundur, komisioni kërkoi takimin edhe përmes shefit të kabinetiti të kryetarit të komunës, por edhe përmes kësaj nuk u realizua.

Dmth, se qysh nga fillimi i muajit mars të vitit 2019 e deri tash në muajin nëntorë ( plot tetë muaj ), nuk po jepet asnjë përgjigje qoftë pozitive apo negative për lejen e ndërtimit të xhamisë,, e as nuk po realizohet takimi i kërkuar për këtë çështje.
Duhet patur parasysh se me këtë prolongim, ne kemi humbur shumë donatorë serioz, që ishin të gatshëm ta bëjnë finansimin e këtij projekti, qoftë plotësisht apo pjesërisht.

Andaj: Ne i bëjmë me dije xhematit tonë dhe opinionit se prolongimi dhe vonesa për ndërtimin e xhamisë nuk është mos angazhim i KBI-së e as i komisionit për ndërtimin e xhamisë,, por kryesisht është çështje e komunës dhe drejtoratit për urbanizëm.

Ne kërkojmë nga organi komunal dhe drejtorati për urbanizëm që kjo çështje të merret shumë seriozisht dhe të jepet një përgjigje zyrtare, për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Bujanocit, dhe të mos mbetet muhabet i xhematit dhe pre e akuzave që i lëshon xhemati dhe opinioni për këtë çështje.

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME
KOMISIONI PËR NDËRTIMIN E XHAMISË

BUJANOC
31 TETORË 2019