SHPËRNDAJE

Ditë më parë Pushteti Lokal në Bujanoc, gjegjësisht kryeshefi i drejtoratit për investime Enver Ramadani bëri publike asfaltimin, gjëgjësisht rekonstruimin e  rrugës te Xhamia e qytetit, lagjë kjo e banuar me shqiptarë, pa dhënë detaje mbi koston e këtij projekti, i cili sipas të dhënave të publikuara në faqen për prokurime publike, kap shumën jo më shumë se 2.449.228.95 dinarë (20.700 euro) pa PDV.

Arsyejet përse të dhënat lidhur me këtë projekt dhe projektet tjera nuk janë publikuar edhe në rrjetin social të komunës apo edhe në veb faqen zyrtare të komunës nuk dihen.

Të dhënat për zhvillimin e infrastrukturës, gjëgjësisht asflatimin e rrugëve në komunën e Bujanocit, sikurse në vendbanimet shqiptarë poashtu edhe në ato serbe mund të gjenden vetëm në faqen e prokurimeve publike, aty ku Pushteti lokal është i obliguar që ti paraqes.

Për dallim me shumën e mjeteve të ndara për rrugën te Xhamia e qytetit, pushteti lokal ka nënshkruar kontratë për rekonstruimin edhe të dy rrugëve në vendbanimet serbe, rrugën Sërpska Kuça-Karadnik – rruga e Vratagoshtit, rrugë kjo që lidh këta vendbanimet të komunës së Bujanocit me komunën e Vranjës.

E cila sipas të dhënave zyrtare kap shumën 11.464.358.54 dinarë pa PDV,  (97.000 euro) e që edhe kjo ishte harruar të bëhet publike nga Pushteti Lokal, me dashje apo jo, këtë më së miri e vlerësojnë qytetarët.

Ndërsa mega projektin me vlerë prej 39.795.227,90  dinarë pa PDV (337.000 euro) që do të realizohet nga lagja Novo Nasele dhe Rakoc deri në rrugën shtetërore, e që për çudi edhe ky projekt ishte harruar që të bëhet publik për opinionin.

Presheva.com ditëve në vijim do të ju sjellë të gjitha investimet e bëra në zhvillimin e infrastrukturës, gjegjësisht asfaltimin e rugëve nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit, për të parë nga dokumentet zyrtare rrespektimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit dhe zëvendësit të tij Stojança Arsiq./presheva.com/