SHPËRNDAJE

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës policia në bashkëpunim me inspektorët kanë bastisur një shtëpi në rrugën e Kosovës gjegjësisht në dalje të Bujanocit në drejtim të Tërrnocit ku kanë konfiskuar rreth 400 kilogram duhan dhe cigare pa banderolla.

Në komunikatën e policisë thuhet se, kundër personit mashkull të moshës 50 vjeç do të inicohet kallzim penale për shkak se policia në shtëpinë të cilën e shfrytëzon të hënën gjat bastisjes ka gjetur 427 kg duhan të grirë, peshoren dhe kutit për paketim si dhe 200 paketa cigare pa banderolla.

Në bazë të urdhëresës së prokurorit të prokurorisë publike në Vranjë, ndaj tij do të inicojë kallzim penal në procedurë të rregullt për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, tregtim të pa autorizuar të prodhimeve kacizë.

Departamenti i policisë në Vranjë nuk e ka bërë publik identitetin e tij sikurse edhe nëse i njeti është arrestuar./presheva.com/