SHPËRNDAJE

Vitin e kaluar komisioni pranë Administratës komunale të Bujanocit për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në komunën e Bujanocit për vitin 2018 ka mbajtur mbledhjen më datë 02.07.2018 në lidhje me thirrjen publike të shpallur më datë 12.02.2018, në të cilën ka sjellë vendimin për ndarjen e mjeteve të mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik në vitin 2018 në komunën e Bujanocit, ku përfitues të mjeteve nga buxheti komunalë kanë qenë gjithsej 73 ndërmarrës.

Presheva.com gjatë hulumtimit të sajë ka arritur të zbulojë se pjesa dërmues e përfituesve të mjeteve buxhetore, sipas të dhënave të Agjencionit për Regjistrimin e Ekonomive (APR) janë të shuara dhe nuk kanë se si ti arsyetojnë mjetet e tyre të marra nga buxheti komunal.

Ajo qka e bënë skandaloz këtë konkurs është fakti se ka nga ata persona të cilët vendimin mbi regjistrimin e ndërmarrësisë e kanë marrë nga APR dy ditë pas afatit përfundimtarë për dorëzimin e dokumentacionit në komision dhe i njëti ka qëndruar vetëm 3 muaj i regjistruar ku më pas ka pushuar së funksionuari. Sipas të dhënave të Agjencionit ka edhe nga ata persona të cilët veprimtarinë e tyre e kanë regjistruar më 23.07.2018 dy ditë pas mbajtjes sw mbledhjes tw komisionit pwr marrjen e vendimit pwr ndarjen e mjeteve stimuluese dhe të njetin e kanë shuar më 14.09.2018, që dëshmonë se këta persona në momentin e shpalljes së konkursit nuk e kanë patur të regjistruar veprimtarinë e tyre.

Në bazë të cilit ligj komisioni ka vendosur për ndarjen e mjeteve stimuluese kjo mbase është çështje me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë. Ajo çka e bënë edhe më interesantë këtë konkurs është fakti se disa emra që figurojnë në listën e përfituesve të konkursit nuk fugurojnë fare as si të regjistruar dhe as si të shuar në regjistrin e (APR). Vlenë të theksohet se gjatë hulumtimit të të dhënave në APR, shumica e bizneseve private të shuara pas jo më shumë se 3 muajve i përkasin salloneve të ondulimit. Shuarja e shumicës së biznesve private akoma pa përfunduar viti kalendarik dhe mos dhënia llogari për mjetet e përfituara nga buxheti komunal është dëshmi e mjaftueshme për hulumtime të mëtutjeshme në shpenzimin e mjeteve buxhetore të komunës së Bujanocit./presheva.com/