SHPËRNDAJE

Që nga viti i kaluar e deri më sot për qytetarët e komunës së Bujanocit nuk është bërë e ditur se çka është ndërmarrë me rastin e ashtuquajtur nga opozita, “vjedhja e shtesave të fëmijëve”, gjegjësisht ku ka arritur punët komisioni tre anëtarësh i formuar enkas për këtë çështje.
RTB disa herë ka tentuar që të marrë informacione më të sakta rreth kësaj çështje nga anëtarët e komisionit, megjithatë asnjëherë nuk janë deklaruar para kamerave, edhe pse qysh në fillim të çështjes njëri nga anëtarët ka dhënë dorëheqje me shkrim dhe nuk dihet si ka funksionuar komisioni vetëm me dy anëtarë.
Përkundër faktit, RTB ka vazhduar që të marrë informata, njejtë edhe të enjtën ka kontaktuar anëtarët e komisionit dhe kryeshefin e administratës komunale i cili e ka formuar komisionin për shqyrtimin e rastit.
Kryeshefi Fadil Aliti edhe kësaj radhe sikurse edhe herën e fundit potencoi se “unë nuk jam marrë me atë punë por kam emruar komisionin prej tre antarëve, ndërkoh që gazetari i kujtoi se kryetari i këtij komisioni Boban Pavlloviq kishte dhënë dorëheqje, përgjigja e kryeshefit Aliti ishte se “nuk ia kam pranuar dorheqjen”.
Gjatë kontaktit telefonik me anëtarin tjetër të komisionit Agon Islami, ky i fundit ishte shprehur për gazetarin e RTB-së se “jamë i nxënë dhe se ndëgjohemi më vonë, RTB prap ka tentuar që ta kontaktojë por pa sukses.
I vetmi anëtarë i cili iu është përgjgjur pyetjes se gazetarit, edhe pse jo para kamerës ishte anëtari Mustafë Alishani.
“Po, ne ktë punë e kemi verifikuar është e vërtetë se personit i kan munguar mjetet e shtesave të fëmijëve, ndërsa si ndëshkim ai punëtor i cili ka kryer ktë vepër është larguar nga puna” është shprehur Alishani.
Nëse njëri nga anëtarët Boban Pavlloviq, ka dhënë dorëheqje dhe ka qenë jo aktiv në këtë çështje mbetet diskutabile se si ka vepruar komisioni me vetëm dy anëtarë dhe sa ka qenë valid, ndërsa RTB jozyrtarisht ka mësuar se, personi për të cilin thon Alishani se është ndëshkuar, i ka skaduar kontrata tre mujore dhe nuk iu është vazhduar më.
Nga ana tjetër gjatë një bisede telefonike me drejtorin e postës, në Vranjë në kuadër të së cilës është edhe posta në Bujanoc, kemi mësuar se mjetet që kanë munguar në rastin e lartpërmenduar nga puntori që ka kryer shërbimet e postës por që ka që ka marrë pagë nga buxheti komunal janë refunduar dhe posta nuk ka vazhduar më tutje me këtë çështje, sipas gjitha gjasave për ta ruajtur rejtingun e tyre.
Mbetet shqetësues se kush i ka refunduar mjetet e shtesave të fëmijëve në llogari të postës nëse tashmë u konfirmua se janë zhdukur dhe si ka mundësi që me këtë çështje nuk janë marrë organet e drejtësisë./presheva.com/