SHPËRNDAJE

Edhe përkundër pyetjes që në seancën e kaluar e kishte shtruar këshilltari nga radhët e PD-së Nagip Arifi ”se ku ka arritur komisioni në zbardhjen e vjedhjes së shtesave të fëmijëve, leonave si dhe paratë e dedikuara për rastet sociale” edhe në mbledhjen e 3 me radhë të mbajtur sot nuk ka marrë përgjigje nga shërbim i KK të Bujanocit.

Të njetën pyetje e Arifi ia ka drejtiuar edhe sot KK të Bujanocit ku ka kërkuar që ky rast të zbardhet dhe keçbërësit të dalin para drejtësisë.

“Un kamë kërkuar edhe në seancën e kaluar nga kryeshefi i Administratës Komunale që të jap sqarim lidhur me punën e komisionit për rastin e vjedhjes së parave të shtesave të fëmijëve, por deri më sot nuk kamë marrë asnjë përgjigje edhe pse me këtë rast duhet të meren organet e rendit dhe jo komisionet e formuar” është shprehur Arifi.

Sipas tij, ky pushtet është duke funksionuar në formën “Sallamadi”. Kryetari i PD-së tha se, nuk ka marrë përgjigje as në pyetjen lidhur me rastin e prokurimeve publike dhe as pyetjeve të shumta që kanë të bëjnë më shpenzimin e parasë publike.

Nga ana tjetër për shefin e grupit të këshilltarëve të PD-së Hajredin Hyda, kjo seancë është thirrur vetëm për të rrspektuar afatin kohorë dhe sgje tjetër. Ndërsa sa i përket përgjigjeve që Hyda mer gjatë seancës nga zëvendës kryetari i komunës Stojança Arsiq, u shpreh se, komuna e Bujanocit ka dy kryetarë njëri formal dhe tjetri faktik, ndërsa përgjigjet e Stojança Arsiqit i konsiderojë si përfundimtare dhe fuqiplota.

Vlenë të theksohet se, komisioni i formuar nga kryeshefi i administratës komunale në përbërje prej Boban Pavloviq, Agon Islami dhe Mustaf Alishani akoma nuk ka dalë me një vendim mbi shqyrtimin e rastit të shtesave të fëmijëve edhe pse nga formimi i komisionit kanë kaluar më shumë se një muaj./presheva.com/