SHPËRNDAJE

Pushteti lokal i Bujanocit njejt ka vepruar edhe me konkursin mbi financimin e programeve dhe projekteve vjetore të organizatave shoqërore në teritorin e komunës së Bujanocit, duke derdhur mbi 200.000 dinarë për OJQ-të që veprojnë jasht territorit të komunës.

Pas konkursit për media ku me paratë e taksapaguesve të qytetarëve të komunës së Bujanocit u financuan mediat nga Beogradi, Boseligradi dhe Leskoci edhe vendimi për OJQ-të nuk ka i lënë anash OJQ-të nga Vranja, duke i përkrahur tre projekte me vlerë prej 230.000 dinarë.

Nga ana tjetër të njetën shumë të mjeteve pushteti lokal e ka shpërndarë në 12 OJQ që veprojnë në territorin e komunës së Bujanocit, duke llogaritur përkrahjen minimale 20.000 dhe 10.000 dinarë.

Për dallim nga mjetet e ndara për OJQ-të e Vranjës që kryesisht merren me veprimtarit lidhur me persona me aftësi të kufizuara, OJQ nga komuna e Bujanocit që ka një përvojë disa vjeçare në këtë drejtim është stimuluar me 20.000 dinarë.

Komuna e Bujanocit vazhdon të jetë ndër komunat me numër më të madh të OJQ-ve, sipas vendimit të fundit nga mjetet e taksapaguesve të komunës së Bujanocit janë përkrahur 58 OJQ, duke përfshirë edhe tri nga Vranja.

Presheva.com ka mësuar se,  klubet sportive edhe përkundër shpalljes së vendimit mbi financimin e tyre muaj më parë, akom nuk i kanë marrë mjetet financiare, disa prej të cilëve gjenden në kushte të vështira financiare dhe po u rrezikohet funksionimi i tyre./presheva.com/