SHPËRNDAJE

Departamenti i Gruas pranë Alternativës për Ndryshim në Bujanoc sot ka mbajtur takim me qëllim të prezantimit të programin i cili parasheh përfshirjen e gjinis së bukur në vendimarrje dhe bashkëkreatore e zhvillimeve.

Në postimin e APN-Bujanoc thuhet:

“Gjinia e bukur pjesë e barabartë e ndryshimit me APN-në

Tashmë APN në çdo segment shoqëror po tregon fuqinë e saj si forcë politike tejet e organizuar për të qenë bartëse e proceseve të ndryshme.

Kjo u dëshmua edhe në një takim të Departamentit të Gruas të mbajtur në Bujanoc.

“Gruaja në APN nuk është vetëm numër dhe kusht ligjor por është pjesë e barabartë e luftës për të sjell ndryshim dhe për të qenë bashkëkreatore e zhvillimeve “, tha para të pranishmeve, Gentiana Behluli Mehmeti, kordinatore e këij Departamenti.

Ajo theksoi se APN ndjek rrugën e barazisë gjinore dhe se këtë do ta dëshmojë në secilin segmet.

Me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Ai kritikojë qasjen e deritanishme të pushteteve lokale ndaj femrës shqiptare në Bujanoc.

“Me APN- në si bartëse e pushtetit të ardhshëm përveç ndryshimit të përgjithshën do të ndyshoj edhe mënyra e trajtimit të femrës shqiptare” , tha Pajaziti.

Në këtë takim u shtrua edhe një koktej rasti, ndërsa u paralajmërua se deri në kohën e nisjes së fushatës parazgjedhore do të pasojnë edhe takime tjera” thuhet në postimin e APN-së./presheva.com/