SHPËRNDAJE

QendraSportive

Palestra Sportive “Rinia”, në Bujanoc, me rastin e 20 vjetorit të themelimit ka ndarë mirënjohje edhe për liderët istitucionalë: Nagip Arifi, Jonuz Musliu dhe Stojança Arsiq.
Paramendoni, Qendra Sportive “Rinia”, ka për themelues pushtetin lokal në Bujanoc dhe me rastin e ceremonialit të ndarjes së mirënjohjeve, nderon shefat e tyre.
Në vend se kryetari i komunës dhe nënëkryetari: Arifi-Arsiqi dhe kryetari i Këshillit Nacional, Musliu, t’i ndajnë Mirënjohje udhëheqësisë së Qendrës Sportive “Rinia”, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, ata pajisen vetë me dekorata.

Arifi-Jonuzi
Palestra Sportive “Rinia”, në Bujanoc, në mandatin e kaluar është udhëhequr nga një shqiptar, i cili është lavdëruar për punën e tij rreth nxjerrjes nga borxhet e thella dhe keq menaxhimi, lëre që nuk u nderuar me ndonjë çmim, por nuk iu lejua të vazhdoj përparimin e kësaj qendre sportive, duke u zëvendësuar me një serb, i cili është pjesë e qeverisjes multietnike.