SHPËRNDAJE

Lidhur me rebalansin e buxhetit të komunës së Buajnocit dhe bllokadat me të cilat pothuajse çdo muaj është përballur llogaria e Komunës së Bujanocit, deputeti nga Bujanocit në Parlamentin e Sërbisë Nenad Mitroviç, njëherit këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit, ka thënë për RTB se, “Kemi patur dy seanca të Kuvendit Komunal brenda një periudhe të shkurtër, gjegjësisht dy të hënave njëra pas tjetrës.

Në seancën e parë kemi kritikuar udhëheqësinë komunale sepse atëherë kemi patur mundësinë që ta shohim raportin gjashtëmujor mbi shpenzimet e mjetve buxhetore i cili është dashur të shqyrtohet në Kuvend qysh në korrik të këtij viti, që këshilltarët të njihen me të dhe të shohim se si dhe ku janë shpenzuar mjetet buxhetore” është shprehur Mitroviç.

Sipas tij, në ndërkohë ka patur edhe bllokadë në xhirollogarinë e komunës së Bujanocit për shkak të ekzekutimeve gjyqësore. Mitroviç ka thënë se, “qysh herën e parë kur ka rrjedhur bllokada është dashur të thirret Seanca e Kuvendit Komunal dhe të njoftohen këshilltarët me situatën e krijuar dhe në të njejtën seancë të bëhet rebalansi i buxhetit, kështu që Kryetari i Komunës i cili me Ligj është propozues dhe zbatues i buxhetit të na njoftojë si dhe në cilën mënyrë planifikon ta kompenzojë këtë minus në arkën e Komunës”.

Sa i përket rebalansit të buxhetit, deputeti popullorë ka thënë se, “kemi patur rastin të ndëgjojmë që qëllimi i rebalansit ka qenë që të njihemi me faktin se 25.000.000 dinarë deri në ditën kur është aprovuar rebalansi janë shpenzuar në ekzekutime gjyqësore, lëndë të cilat, disa janë nga vitet e 80-ta të cilat mjaft gjatë janë prolonguar në Gjykatë.

Se si ka ardhur deri te këto ekzekutime për mua si person këto janë rrethana të dyshimta dhe është e pakuptueshme” është shprehur Mitroviç./presheva.com/