SHPËRNDAJE

Në seancën e Këshillit Komunal, ku përveç ribalancit të buxhetit, ishte në rend të ditës raporti i zyrës për Investime dhe Zhvillim për vitin e kaluar, në shënjestër ishte edhe shefi i këtij departamenti, Rahim Salihi, i cili nuk mori pjesë në seancë.

– Kemi kërkuar një raport për një muaj, por duket se kryeshefi nuk ka guxim. Ai thotë se është i sëmurë, ndërsa rri nëpër kafiteri – tha Arifi, shkruan Bujanovacke, transmeton presheva.com.

Sidoqoftë, një nga punonjësit e kësaj zyre paraqiti një raport, duke arsyetuar mungesën e shefit të tij për pushim vjetor.

Arifi nuk ka marrë përgjigje në pyetjet se cilat projekte të planifikuara për vitin 2019 janë realizuar, çfarë saktësisht është realizuar dhe cilat janë borxhet e kësaj zyre.

– As 10% e projekteve për vitin e kaluar nuk janë bërë – theksoi kryetari i komunës.

Edhe pse u mohuan përgjigjet, anëtarët e Këshillit komunal e votuan raportin.