SHPËRNDAJE

Problemi me furnizim të energjis elektrike në disa vendbanime të komunës së Bujanocit është i kahmotshëm, çdo erë apo reshje të shiut bënë që fshatrat Nesalcë, Letovicë, Samolicë dhe Bilaç të mbesin pa energji deri në 15 orë, dhe kjo gjë është duke shqetësuar shumë banorët.

Presheva.com ka kontaktuar disa nga banorët e këtyre vendbanimeve të cilët janë shprehur se janë të gatshëm, pse jo edhe për protesta ndaj Elektrodistribucionit. Ahmet Beqiri nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit i ka thënë presheva.com se, “kjo që po ndodh me ndërprerjen e energjis elektrike nuk është normale, ka raste kur nga 10 deri në 15 orë mbesim pa energji dhe kjo po paralizon gjithçka duke patur parasysh se pajisjet elektrike nuk janë më në funksion”

Sipas Beqirit edhe bizneset private janë tej mase duke u dëmtuar, ngase pajisjet e tyre edhe më shum kanë nevojë për energji, sidomos frigoriferët e shitoreve ku mbahen produktet si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të energjisë po shkrihen dhe kështu ka raste kur edhe duhet hedhur ushqime.

“E kemi diskutuar këtë problem shpesh, nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë proteste sepse për këtë janë njoftuar Elektrodistribucioni, por kjo gjendje prap po vazhdon me vite të tëra” është shprehur Beqiri. Edhe banorët e Letovicës kanë shprehur shqetësimet e tyre, sidomos herën e fundit kur pa energji ngelën rreth 20 orë.

Ata thonë se, kjo gjendje është alarmante, për këtë janë të njoftuar jo vetëm prgjegjësit në Elektrodistribucion por edhe institucionet lokale dhe kërkojnë që sa më shpejt të gjindet një zgjidhje./presheva.com/