SHPËRNDAJE

Në repartin e ndihmës së shpejtë në Bujanoc mbrë është paraqitur për ndihmë mjekësore një burrë nga fshati Lluçane i moshës 30 vjeç, i cili siç i ka treguar mjekëve kujdestarë është sulmuar nga disa persona në fshatin Breznicë me çrast iu është marrë edhe vetura.

“Siç na ka treguar atë e kanë rrahur dhe nxjerrë nga makina, ku pastaj një nga banorët e fshatit e ka sjellë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, i ka thënë portalin në gjuhën serbe dr Dejan Stojanoviç, edhe pse rastet të tilla sipas ligjit mjekët fillimisht duhet ti paraqesin policisë dhe të dhënat timbajnë anonime deri në njoftim të policisë.

I lënduari sipas fjalëbve të mjekut kujdestarë, ka qenë viktima e një sulmi serioz, me çarje dhe plagë në zonën e kokës. “Pacienti vërtetë ëhstë dukur shumë keqë, i gjithi ka qenë i rrahur dhe i enjtur.

Atij iu është dhënë ndihma e parë në repartin e dnihmës së shpejtë në Bujanoc, dhe më pas ai është dërgua në Spitalin e Vranjës, ku është mbajtur për diagnostikim të mëtutjeshëm dhe zbulimit të gjakderdhjes së mundshme në tru “, ka thënë Dr. Stojanovic. Për rastin e mbërmshëm thuhet se është njoftuar edhe policia./presheva.com/