SHPËRNDAJE

“Në buxhet e kemi pozicionin për këtë qëllim, mjete ka në atë pozicion dhe nuk ka nevojë për aprovimin e konkluzionit, mjetet do të barten drejtpërdrejt nga buxheti” kështu zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiç vendos për mjetet e taksapaguesve në mbledhjen e Këshillit komunal pa kurfar kundërshtimi nga të pranishmit. Pamvarësisht se me buxhetin për vitin 2019, janë të parapara mjetet për bashkësit fetare, dhe në bazë të këtij buxheti për bashkësin fetare ortodokse janë të parapara rreth 250.000.00 dinarë më shumë se sa për atë Islame, sikurse ishin edhe vitin e kaluar, zëvendëskryetari Arsiç siç potencohet në proçesverbal, ka thënë se mjetet shtesë me vlerë prej 600.000.00 dinarë nga rezervat buxhetore janë të nevojshme për sanimin e ndërtesës së Kishës në fshatin Rakoc. Nga ana tjetër kryeshefi i drejtoratit për financa Boban Pavlloviç është shprehur se mjetet do të barten nga pozicioni 66, ndërsa pozicioni 246 do të ritet për shumën prej 600.000.00 dinarë. Anëtarët e Këshillit komunal shumicën e të cilëve e përbëjnë shqiptarët në krye me kryetarin e komunës Shaip Kamberin e kanë votuar këtë propozim unanimisht, që nënkupton se për bashkësinë fetare Ortodokse përveç buxhetit vjetorë të cilin e ka më të lartë se bashkësia fetare Islame, nga rezervat buxhetore i ipen “BAKSHISH” edhe 600.000.00 dinarë (5.000 euro) për sanimin e Kishës. Që nga viti i kaluar për herë të dytë pas marrjes nën udhëheqje të vetqeverisjes lokale nga shqiptarët buxheti për bashkësinë fetare ortodokse është më i lartë se ai i bashkësisë fetare islame./presheva.com/