SHPËRNDAJE

Edhe përkundër tre juristëve të diplomuar që janë të punësuar në Ndërmarrjen Publike Komunalia në Bujanoc, vitin që lam pas kjo ndërmarrje ka paguar 750,000 dinarë, (6.400 euro) për angazhimin e ish-puntorit, tani në pension, Simeone Atanasov në baz të kontratës në vepër.

Ndërsa për vitin 2020, NP Komunalia ka planifikuar 800,000 dinarë, (6.840 euro) bëjnë të ditur të dhënat të cilat sindikata e ndërmarrjes ia ka dhënë portalit në gjuhën serbe, duke thënë se kjo është “vetëm një pjesë e keqpërdorimit” të cilën është duke e bërë Adem Hasani, kryetarë i Organit të Përkohshëm të Komunalisë.

Adem Hasani

Sipas po këtij portali, Simeone Atanasov, ish-avokat i kësaj ndërmarrje komunale, në muaj inkason 53,000 dinarë neto si këshilltari i Hasanit, i cili “ndihmon në shkrimin e parashtresave të shërbimit juridik”, thuhet në shkresën e sindikatës dërguar Pushtetit Lokal më 30 dhjetor, ditën e miratimit të programit të punësimit të ndërmarrjes për këtë vit.

Në të njëjtin dokument thuhet gjithashtu se menaxhmenti i Komunalisë ka planifikuar shpenzimet e auditimit të raportit financiar në vlerë prej hiq më pak se 3.23 milion dinarë për vitin 2020, përderi sa për të njetin qëllim ishin planifikuar rreth 200,000 dinarë në vitin 2019.

Rritja enorme e shpenzimeve është evidente edhe në “ndryshimin e sistemit operativ” nga rreth 255,000 dinarë sa kishte vitin e kaluar, në 1.6 milion dinarë të planifikuar për vitin 2020. Ndërsa shpenzimet e reprezentacionit janë rritur edhe për rreth 130.000 dinarë nga 297,000 sa kanë qenë vitin e kaluar.

Ndërkohë që shpenzimet e dyshimta po rriten, me programin e punësimit për vitin 2020, punëtorëve iu është mohuar e drejta e garantuar me ligjin e punës, gjegjësisht Marrëveshja kolektive, siç është shujtja e ngrohtë, pagesa e pushimeve, çmimet jubilare dhe e drejta për ndihmë solidare, e cila tashmë tre vjet u paguhet të gjithë punëtorëve të ndërmarrjeve komunale në vend, përveç të punësuarve në Komunali, kanë bërë të ditur nga sindikata.

Të pakënaqur me mos zbatimin e marrëveshjes kolektive, sipas sindikatës, 70 punëtorë tashmë e kanë paditur firmën, ndërsa të njetën gjë e kanë paralajmëruar edhe të tjerët./presheva.com/