SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal me propozim të kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit është aprovuar ndarja e 690.000 dinarëve për shkollën fillore “Vuk Karagjiç” në fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit. Në proçesverbalin nga kjo mbledhje thuhet: “Kërkesa e shkollës fillore “Vuk Karagjiç” Levosovë për mjete financiare. Materiali anëtarëve iu është dorëzuar së bashku me ftesën për seancë. Shaip Kamberi: kemi kërkesën e shkollës fillore nga Levosova për blerjen e materialit për kyçje në rrjetin e kanalizimit kanë nevojë për 330.000 dinarë, propozoj që mjetet ti ndajmë nga pozicioni, rezervat buxhetore, si dhe për rekonstruimin e dyshemes së Bibliotekës së shkollës në vlerë prej 357.450 dinarë… Me votim njëzërit nga anëtarët e Këshillit është miratuar propozimi dhe është marrë vendimi për shfrytëzimin e mjeteve financiare buxhetore në vlerë të përgjithshme prej 690.000 dinarë” thuhet në proçesverbalin nga mbledhja e fundit e Këhsillit Komunal të Bujanocit. Presheva.com ka kontaktuar edhe opozitën në komunën e Bujanocit, ku sipas tyre çdo investim në objektet arsimore është i mirëseardhur, por jo në këtë mënyrë kur brenda këtij viti në asnjë shkollë shqipe nuk është investuar nga paratë e taksapaguesve, gjegjësisht nga rezervat buxhetore. Sipas tyre ky është një revanshizëm i pushtetit lokal të Shaip Kamberit ndaj partnerit të koalicionit, gjegjësisht ndaj zëvendësit të tij Stojança Arsiç i cili tashmë haptazi po dirigjon me buxhetin e komunës së Buajnocit. Opozita i ka thënë Presheva.com se, “Kamberi këtë e ka bërë për ti zbutur apetitet e Arsiqit duke llogaritur investimin që është bërë nga Ministria e Drejtësisë së R.Kosovës në shkollën fillore në Samolicë./presheva.com/