SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së APN-së në Bujanoc Burim Osmani në një shkrim të postuar në rrjetin e tij social, ka komentuar funksionimin e pushtetit lokal dhe subjektit që po udhëheq me pushtetin në kolaicion me subjektet serbe.

Sipas Osmanit interest e udhëheqësve të pushtetit janë mbi të gjitha, parasegjithash ai mendon se kësaj udhëheqësie nuk i dhemb asgjë që nuk ka të bëjë me ngjyrat e partise të cilin e përfaqësojnë.

Anëtari i kryesisë së APN-së në Bujones është i mendimit se, për interesa të partisë kjo udhëheqësi ka ndërrmarrë vendime kundër interesave të shqiptarëve.

Në postimin e tij thuhet: “Jam armik me secilin qe e keqperdore pushtetin e besuar nga populli im!

Nuk ka nevojë për tema nacionaliste, kur në dorë e keni timonin e komunës dhe për interesa të partisë keni ndërrmarrë vendime kundër interesave të shqiptarëve. Nuk ju dhemb juve asgjë që nuk ka të bëjë me ngjyrat e partise tuaj.

Për çdo gabim dhe çdo keqpërdorim, së pari duhet të kërkoni falje publike e pastaj të dorëhiqeni ky po do të ishte një veprim patriotik, kjo është një mundësi për me e shpallë veten patriot.

Patriotizëm është sigurimi i kushteve të nevojshme të jetës për qytetarët tanë, gjë që ju as nuk keni tentuar ta bëni. Kritikat e qytetareve nuk duhet t’ju pengojn, duhet t’ju pengojn dështimet e juaja të një e pasnjëshme.

Por, një lajm i mirë per ju është se ju ka ardh fundi, qytetarët nuk do t’ju lejojnë tëgaboni më” ka shkruar Osmani./presheva.com/