SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se sot ka pranuar padin e ngritur kundër tij si drejtor i institucionit kulturorë nga ana e organeve të rendit në lidhje me këndimin e himnit kombëtar shqiptart perdorimin e simbolit kombëtar shqiptar gjatë ceremonisë përkujtimore “Ditët e komandant Lleshit” (dhe mos interpretimin e himnit kombëtar serb gjatë ceremonisë përkujtimore.
Postimi i plotë:
Edhe mëtej vazhdon diskriminimi ndaj shqiptarëve të Luginës si dhe shkelja e të drejtave të tyre kombëtare nga ana e Serbisë.
Rasti i fundit ka të bëjë me padinë e ushtruar nga organet e policisë kundër drejtorit të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, në lidhje me këndimin e himnit kombëtar shqiptart perdorimin e simbolit kombëtar shqiptar gjatë ceremonisë përkujtimore “Ditët e komandant Lleshit”(dhe mos interpretimin e himnit kombëtar serb gjatë ceremonisë përkujtimore)
Disa herë e kemi sqaruar se, Serbia me ligj e pa ligj vazhdon të shkelë të drejtat e pakicave që jetojnë në këtë shtet, këtë gjë ua kemi bërë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare. Liria dhe vullneti për të jetuar nuk mund të mohohen me asgjë, sepse janë të drejta të garantuara nga e drejta hyjnore, nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me këtë rast, konsiderojmë që, veprimi ynë i cili ka të bëjë me nderimin e një figure i cili ka luftuar për liri dhe drejtësi, nuk përbën shkelje të ligjit, por respektim të parimeve të demokracisë.

Prandaj, çdo tendencë që synon të na ndëshkojë vetëm pse shfaqim vullnetin tonë për liri dhe demokraci, nuk përkon me vlerat demokratike, por i përngjan të kaluarës jo shumë të largët të diskriminimit dhe shtypjeve që kanë ndodhur në Ballkan. Kërkojmë nga udhëheqësit komunalë, deputetët shqiptarë, liderët politikë dhe institucionet ndërkombëtare që janë aktive në monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Serbi, që të reagojnë fuqishëm kundër një veprimi të tillë të organeve serbe të sigurisë dhe të kërkojnë nga qeveria serbe të ndalë njëherë e përgjithmonë diskriminimin kundër pakicave në Serbi” ka shkruar Ismaili. /presheva.com/